Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë në Mal të

Deçiqi i Tuzit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Iskrës së Danillovgradit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit malazez. Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare dhe asaj malazeze, padyshim se ishte e luftuar deri në fund.  Dy skuadra që kërkojnë vendin e tretë, ndërsa Deçiqi ia doli dhe ka marrë pozitën e tretë. Për fitoren e skuadrës shqiptare shënuan Velizar Janketiç (6’), Marko Tuçi (37’). Për Iskrën shënoi Balsha Sekuliq (20’). Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë, ka dy më shumë se Iskra një…

Lexo më shumë

Nikollë Camaj, deputet në vend të Genci Nimanbegu

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, së shpejti deputet në Parlamentin e Malit të Zi, në vend të Genci Nimanbegu. Këtë informacion e dha për CDM, bartësi i Listës Shqiptare, në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj.“Sipas marrëveshjes së arritur më herët brenda Listës shqiptare, për ndarjen për gjysmë të të gjitha rezultateve të arritura, pas disa javësh, do të ketë rotacion të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Kështu, në vend të Forcës, me deputet do të përfaqësohet Lidhja Demokratike e Shqiptarëve (LDSH),…

Lexo më shumë

BOTIMET E “ART CLUB”-IT NË PANAIRIN MBARËKOMBËTAR TË LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” po merr pjesë në Panairin mbarëkombëtar tē librit akademik dhe shkencor, i cili është hapur sot në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë. Në Panair janë prezantuar disa nga botimet më përfaqësuese të viteve të fundit të “Art Club”-it. Panairi i parë kushtuar librit akademik dhe shkencor zhvillohet në kuadër të Vitit të Akademizmit Shqiptar, shpallur në nderim të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si nismë e përbashkët e saj dhe e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Përpos dy…

Lexo më shumë

Tërmet në Kosovë

Ministria e Ekonomisë ka shpërndarë raportin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për tërmetin e para një ore, duke konfirmuar që tërmeti ndodhi në ora 23:07, me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me magnitutdë 5.9 shkallë të Rihterit. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në këtë njoftim. Njoftimi i plotë: Territori i Kosovës lëkundet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjë dhe Hercegovinën…

Lexo më shumë

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur, tha presidenti i partisë, Milo Gjukanoviq. Dritan Abazoviq tashmë ka kohë që është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të merr shumë shpejt besimin e deputetëve. “DPS nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë”, tha Gjukanoviq. Duke komentuar pretendimet e socialdemokratëve se qeveria do…

Lexo më shumë