NJË UDHËRRËFYES PËR UBLAT NË KRAJË Autori Xhelal Muja është paraqitur para lexuesit ditë më parë me monografinë “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, e cila është një udhërrëfyes për ublat në Krajë. Libri është rezultat i punës hulumtuese disavjeçare të autorit në terren. Ai ka arritur të evidentojë 397 ubla në tërë territorin e Krajës, të cilat janë paraqitur në libër, por është i vetëdijshëm se mund të ketë edhe ubla të tjera që për arsye objektive nuk ka arritur t’i vizitojë apo të sigurojë të dhëna…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Abazoviq prezantoi qëllimet e qeverisë së re: “Nuk e kam problem që PDS të marrë poste”
Në konferencën e sotme për media i mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, prezantoi qëllimet kryesore të Qeverisë së ardhshme. Në fillim ai tha se janë plotësuar kushtet për caktimin e seancës së Kuvendit, e cila, sipas tij, “mund të caktohet edhe nesër”, por se është reale të bëhet pas Pashkëve Ortodokse. Ai nuk publikoi emrat e anëtarëve të rinj të qeverisë, por bëri të ditur qëllimet programore të qeverisë, të cilat, siç tha ai, do të bazohen në sundimin e ligjit dhe…
Lexo më shumëSHBA heqin rekomandimin për të mos udhëtuar në Mal të Zi
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se kanë hequr rekomandimin për të mos udhëtuar në rreth 90 destinacione të huaja. Ndër këto vende është edhe Mali i Zi ku niveli i rrezikut është ulur nga niveli më i lartë i katërt në të tretin. Qytetarët e pavaksinuar ende këshillohen të mos udhëtojnë në vendet e nivelit të tretë, raporton Zëri i Amerikës.
Lexo më shumëShqipëria eksporton mbi 700 milionë euro mallra në janar-mars, rritje me gati 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar
Deficiti tregtar i Shqipërisë u rrit me 6.6 për qind në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, duke regjistruar një vlerë të përgjithshme prej 87 miliardë lekësh [711 milionë euro]. Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, vendi eksportoi 120 miliardë lekë [980 milionë euro] mallra në tregjet e huaja në periudhën janar-mars, me një rritje prej 49.6 për qind në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar. Në anën tjetër, importet panë një rritje vjetore prej 27.9 për qind,…
Lexo më shumëZyrtari malazez bëhet viral në internet, në luftë me flamurin e BE-së
Një moment i Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ai shihet të ketë zhvilluar ‘luftë’ me flamurin e Bashkimit Europian. ‘Incidenti’ i pazakontë ndodhi derisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiq po mbante fjalim. Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkovic të cilit për shkak të erës, kokën ia mbuloi flamuri i BE’së. Pavarësisht tentimeve të Alkovic, largimi i flamurit s’po ndodhte. Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet. Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u…
Lexo më shumë