Nëse nuk zgjedhet qeveria, Kuvendi do të shpërndahet për dy muaj

I mandatuari për kryeministër Dritan Abazoviq kaloi një të tretën e afatit në të cilin, sipas Kushtetutës, parlamenti duhet të zgjedhë qeverinë. Nëse nuk e zgjedh atë, Kuvendi do të shpërndahet në më pak se dy muaj. Nënkryetarja e Kuvendit, Branka BoSHnjak, beson se zgjidhja qëndron në formimin e një “qeveri të shpëtimit kombëtar”. Nuk ka asnjë rregullore në Mal të Zi që mund të detyrojë kryetarin e parlamentit Strahinja Bullajiq të thërrasë një seancë parlamentare. Kushtetuta e përcakton një afat: kryeministri ka 90 ditë në dispozicion, nëse brenda kësaj…

Lexo më shumë

Sot po mbahen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

Në Serbi sot do të mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë. Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë. Ndërkohë, është shkruar se vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë…

Lexo më shumë

Në takim me përfaqësuesit e Rugovës dhe Podgurit, Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi do të shenjohet pas korrigjimit

Një takim i nisur si darkë pune në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në iftarin e parë për këtë vit, iftar që Haradinaj e ndau me përfaqësuesit e fshatrave kufitare me Malin e Zi, të rajoneve të Rugovës dhe Podgurit. Haradinaj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen aq masive duke thënë se “e kemi pasur nijetin e mirë dhe na ka dal mirë”. Pasi është lutur për agjëruesit, Haradinaj ka hyrë drejt në temë. Ai ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin…

Lexo më shumë

MASAKRA E TIVARIT: TRI FAKTE BASHKËFAJËSIE TË NDODHURA BRENDA SHTETIT SHQIPTAR SOVRAN

Nga Ramiz LUSHAJ 1. Në burgun e qytetit të Shkodrës, në prill të vitit 1945, i sollën dy të rinj shtatlartë, të pashëm, energjikë. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njëri po shkonte për 19 vjeç e tjetri po kapte 20 vjeç.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptarëve të Kosovës, që serbët po i çonin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapën dhe i futën në burg, duke i trajtuar si “dezertorë”, armiqë” etj. Më afrohet ky djali më i rritshëm në moshë, që kishte pak ditë i martuar, e më lenë…

Lexo më shumë

Babë e bir shqiptarë janë kthyer në heronj në SHBA pasi mbrojtën një grua që po grabitej

38-vjeçari Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, nga Ulqini, që jetojnë në SHBA, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve, raporton nypost.Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë…

Lexo më shumë