Shkarkohet ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi, në vend të tij emërohet Ylber Hysaj

Skender Durmishi është shkarkuar nga detyra si ambasador i Kosovës në Mal të Zi. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi menjëher ka dekretuar Ylber Hysajn si ambasador të ri  Zi. Dekreti ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Karriera diplomatike e Hysaj ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni, kurse më herët ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, si dhe pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë. Hysaj ishte  dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media. Ylber Hysaj vlersohet një nga diplomatë më të sukseseshëm të diplomacisë se re të Kosovës.