Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se çështja e demarkacionit me Kosovën ka përfunduar në vitin 2015 dhe se dy shtetet fqinje duhet shikojnë përpara. “Si fillim, Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja u konfirmua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2018. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez Filip Vujanoviq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në shkurt të 2018-ës. Ata i bënë thirrje…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” – Mbrëmje autoriale me poeten Ledia Dushi
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë mbrëmje autoriale me poeten Ledia Dushi, në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”. Mbrëmja autoriale do të mbahet të shtunën, më 26 mars 2022, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.
Lexo më shumëVdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright
Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes. “Me…
Lexo më shumëKosova pritet të përfitoj mbi 200 milionë euro nga marrëveshja me MCC-në për energji elektrike
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike. Një gjë e tillë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se pas gjithë polemikave se ky projekt nuk do ti jepet Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në përmes programit “Kompakt” të MCC-së, Kosova do të përfitoj mbi 200 milionë euro në sektorin e energjisë. “Kam kënaqësinë që…
Lexo më shumëDeklarata e Kurtit për demarkacionin nxit reagim, Krivokapiq: Provokim dhe aspirata për ta cenuar integritetin e Malit të Zi
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria paraprake në Mal të Zi ishte pro-ruse dhe se po presin qeverinë e re për të diskutuar demarkacionin ka nxitur reagimin e kryeministrit malazez në detyrë, Zdravko Krivokapiq. Ky i fundit sot në një postim në Twitter deklaratën e Kurtit e ka quajtur provokim dhe të papranueshëm. “Deklaratën e zotit Kurti e konsideroj një provokim dhe të papranueshëm, e cila shpall aspirata të rrezikshme duke cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit…
Lexo më shumë