Dje u bë një vit nga paraqitja e parë zyrtare e kompanisë Eagle Hills për të investuar në territorin e Komunës së Ulqinit përmes tenderit për dhënien me qira të plazheve në Plazhin e Madh. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë dëshmitarë të aktiviteteve të nxituara dhe intensive të Qeverisë së Malit të Zi dhe Kuvendit të Malit të Zi për aprovimin e Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për investime në patundshmëri dhe turizëm. Nga ana tjetër, kemi arritur unitet në komunën tonë, me një qëndrim të qartë dhe…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Nimanbegu: Malit të Zi i mungon dialogu dhe udhëheqja e qartë politike
Numri më i madh i turistëve në Ulqin vjen nga rajoni, veçanërisht nga Kosova, përfshirë edhe diasporën nga Zvicra dhe Gjermania. Një numër i konsiderueshëm mysafirësh vjen gjithashtu nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa këto tri grupe së bashku përbëjnë rreth 60 për qind të qarkullimit turistik të Ulqinit, thotë për RTKLive, kryetari i kësaj komune dhe lideri i Forcës, Genc Nimanbegu. Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Malit të Zi ka shkaktuar reagime…
Lexo më shumëFluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
Nga Tel Avivi në Beograd dhe më pas përsëri në Tel Aviv. Ky ishte itinerari i një avioni izraelit të transportit më 5 mars, konstatoi Radio Evropa e Lirë përmes një analize të faqeve të specializuara për ndjekjen e fluturimeve. Avioni ishte i destinuar për transportimin e ngarkesave të rënda dhe të rrezikshme, siç janë armët. Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë ka transportuar, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë sqarime. Kjo nuk është hera e vetme që një avion transporti i kompanisë private izraelite “Challenge Airlines IL” ka…
Lexo më shumëTOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
Kahreman Ulqini, TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE NË ZIGZAGËT E HISTORISË, Botoi:FIORENTIA, Shkodër, 2016 Studiues profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë.Fjala është për tolerancën fetare, qe lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme Nail Draga Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në vitin 1054, shqiptarët…
Lexo më shumëPara OKB-së në New York: Të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë kërkojnë drejtësi
NEW YORK – Në një aktivitet artistik dhe sensibilizues të mbajtur përballë selisë së United Nations në Dag Hammarskjöld Plaza, u përcoll një mesazh i fuqishëm për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në kuadër të eventit artistik “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa Mripa, i organizuar në prag të sesionit të 70-të të Komisionit të OKB-së për Statusin e Gruas dhe në International Women’s Day, dëshmuan publikisht dy të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Vasfije Krasniqi Goodman dhe Ramadan Nishori. Lajmi…
Lexo më shumë