Mali i Zi do të dhurojë sasi të caktuara të pajisjeve mbrojtëse, kryesisht jelek mbrojtës dhe helmeta balistike, u ra dakord në takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikë të Mbrojtjes, gjeneralmajor Rajko Peshiq dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral brigade Millutin Gjuroviq me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Natalija Fijalka. Gjatë takimit u diskutua për modalitetet e mbështetjes që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Malit të Zi mund t’i ofrojnë…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Ministri Krasniqi me homologen nga Mali i Zi vizitojnë Pejën – flasin për bashkëpunimin ndërkufitar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren për Administratë Publike, Shoqëri Digjitale dhe Media të Malit të Zi, Tamara Srzentiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë, kanë vizituar Komunën e Pejës, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në këtë takim, palët diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët ndërshtetëror, ku ndër temat kyçe u potencua fusha e bashkëpunimit ndërkufitar, si një nga fushat kryesore përmes së cilës zbatohen projektet e përbashkëta…
Lexo më shumëGjukanoviq vazhdoi konsultimet me URA dhe PB. PSP refuzon ftesën
Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq mbrëmë u takua me përfaqësuesit e LQ URA dhe Partisë Boshnjake, lidhur me konsultimet për caktimin e kandidatit për kryeministër. Pas takimit, Millosh Konatar i URA tha se presidentit i kanë propozuar që i mandatuari të jetë kryetari i tyre Dritan Abazoviq. Edhe Ervin Ibrahimoviq, kryetari i PB, tha pas takimit se Abazoviq ka përkrahjen e tyre për të drejtuar qeverinë e re. Ndërkohë, Partia Socialiste Popullore nuk iu përgjigj ftesës për konsultime, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë…
Lexo më shumëPërfaqësues të KKSh-së në Mal të Zi u priten në takim nga kryeministri i Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli. “Përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët. Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së kryeministrit të Kosoëvës. Siç, bëhet…
Lexo më shumëFormulari për zgjedhjet lokale në Ulqin vetëm në gjuhën malazeze, reagon Nimanbegu
Kryetari i Forcës së Re Demokratike z.Genci Nimanbegu për mosrespektimin e Kushtetutës dhe Ligjit mbi të drejtat dhe liritë të pakicave – përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, i ka dërguar vërejtje kryetarit të komisionit Shtetëror Zgjedhor z. Nikolla Mugosha, shkruan Ulqini Online. ”Afati për dorëzimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale të 27 marsit 2022 në Ulqin është mesnata e 1 marsit dhe, për të dorëzuar listën duhet plotësuar edhe Formulari për dhënien e nënshkrimeve për përkrahje të listës zgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve. Në faqen zyrtare të Komisionit Komunal…
Lexo më shumë