Ulqini ka nevojë për një fillim te ri. Ulqini është qyteti me resurse më të mëdha ekonomike, është qendër kryesore politike e shqiptarëve në Mal të Zi, e që ka një traditë njëmijë vjeçare të kulturës dhe civilizimit! Fillimi i ri për këtë qytet vjen me një fillim të ri të bashkëpunimit politik të partive shqiptare me ato qytetare, kështu e prezantton koalicionin më të gjërë për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Pjesë e këtij koalicioni do të jenë Lëvizja qytetare URA, Partia…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kryeministri Kurti kërkon pranimin e Kosovës në NATO dhe BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për SkyNews, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas tij, një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit e sigurisë. Për sulmin rus ndaj Ukrainës, Kurti tha se Kosova e ka përjetuar në të kaluarën një luftë duke shtuar se populli kosovar solidarizohet me atë ukrainas. Ai ka kritikuar Serbinë që mbeti i vetmi shtet në Evropë, pos Bjellorusisë, që s’vendosi sanksione kundër Rusisë. “Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në…
Lexo më shumë
Zgjedhjet në Ulqin: URA – ASH – PD – SD – SDP
Sipas informacioneve te fundit, ne Ulqin sonte listen per zgjedhje lokale do ta dorezojne se bashku URA, Alternativa shqiptare e Gjeloshajt, Partia Demokatike e Gjekes, SD e Shehoviq, dhe SDP e Konjeviq. Nderkohe dhe Demokratet e Beçiq dhe FORCA – qe te dyja pa koalicione. DPS i Gjukanoviq dhe Partia Boshnjake kane arritur koalicon. UDSH dhe LDneMZ sot kane dorezuar listen e tyre.
Lexo më shumëKosova pritet të strehojë 20 gazetarë ukrainas që punojnë nga distanca
Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters të martën. Dokumenti thotë se përparësi do t’u jepet gazetareve femra që do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF). Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u…
Lexo më shumëShqipëria gati të presë qytetarët ukrainas
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka folur menjëherë pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s për Ukrainën. Rama tha se Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të pritur qytetarë nga Ukraina. “Ne sot në samit kemi angazhuar dhe këtë e kanë bërë dhe vendet e tjera, jo si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugës, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina, gjë që për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne…
Lexo më shumë