Kuvendi i Malit të Zi nesër në seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit

Kuvendi i Malit të Zi nesër në seancën e jashtëzakonshme do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq,  njoftuan mbrëmë në emisionin “Okvir” në TVMZ, deputeti i Frontit Demokratik Dejan Gjuroviq dhe funksionarja së PSP-së Sllagjana Kallugjeroviq. Të rikujtojmë se propozimi për shkarkim u nënshkrua nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Partisë Liberale (PL), Partisë Boshnjake (PB), Socialdemokratët, Partisë Socialdemokrate dhe…

Lexo më shumë

BE thirrje aktorëve politikë: Qeveria e re në Mal të Zi të formohet pa vonesa, bashkëpunoni në interes të qytetarëve malazezë

Mali i Zi prej mbrëmjes së 4 shkurtit është pa një qeveri. Parlamenti i Malit të Zi votoi me 43 vota pro dhe 11 kundër, pa abstenime, mocionin e mosbesimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Një reagim ka ardhur nga Komisioni Europian, i cili ka theksuar se pret tashmë që qeveria e re të formohet pa vonesa. Zyrat e Brukselit u bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Mal të Zi që të fokusohen dhe të punojnë sëbashku për të nxitur reformat në lidhje me BE për të…

Lexo më shumë

Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi

Deputetët malazez kanë shkarkuar mbrëmë kryeministrin Zdravko Krivokapiq pas 14 muajve qëndrimi në krye të Qeverisë. Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve “E Bardha në të Zezë”, Millosh Konatar, tha se personalisht beson se kryeministër i ri duhet të jetë lideri i lëvizjes URA, Dritran Abazoviq. Ai mbrëmë në Kuvend tha se bisedimet do të nisin sot. “Unë besoj se do të kemi një qeveri të re. Shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, e cila do të luftojë korrupsionin. Nëse më pyetni mua…

Lexo më shumë

Kërkohet arrestimi i ish kryeministrit malazez, Krivokapiq

Derisa në Kuvend të Malit të Zi debatohej për besimin qeverisë, Zdravko Krivokapiq i cili ishte akoma kryeminister, me shpejtësi ka thirrur përmes telefonit  mbledhjen e qeverise tashmë të përmbysur  dhe e ka “shtyer” vendimin kontraverz lidhur me kriteret e fitimit të shtetësisë së Malit të Zi. Sipas mediave të Malit të Zi  në këtë dokument MPB ka punuar më shumë se një vit por ai ishte tërhjekur pas kundërshtimeve të opozitës. Po ashtu thuhet se lidhur me këtë vendim në mbledhjen e sotme kishte diskutuar pa dijenine e MPB dhe se zyrtarisht…

Lexo më shumë

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet qeveria e Malit të Zi

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar. Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës. Për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë. Theksojmë se paraprakisht kuvendi kishte votuar kundër shkurtimit të mandatit të vetë pasi që me shumicë të votave nuk ka hy as një rendin e ditës. Ndryshe, lideri i URA-s, Dritan Abazoviq ka propozuar…

Lexo më shumë