Deputetët harxhojnë deri në 870 euro për derivate –Reagon këshilltari i Kurtit, Dr Jusuf Ulaj, duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje. Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur. “Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj. Reagimi…

Lexo më shumë

Akti i parë i ndryshimit politik në Mal të Zi: Ja si do të jetë qeveria e Dritan Abazoviqit

Asnjë të papritur në Podgoricë; shumica e Parlamentit të vendit ka rrëzuar rendin e ditës që kishte përpiluar qeveria proserbe për të shkarkuar zv.kryeministrin e saj, shqiptarin Dritan Abazoviq. Seanca parlamentare zgjati vetëm disa minuta dhe vetëm 20 deputetë kanë votuar për ta shkarkuar Dritan Abazoviqin, ndërsa 46 kanë abstenuar, ndërkohë që 11 deputetë kanë qenë kundër. Me një fjalë; mazhoranca proserbe ka rënë politikisht dhe nesër pritet të bjerë edhe formalisht. Ka ndodhur një zhvillim shumë i rëndësishëm që politikë, pasi Dritan Abazoviq ka çarë në dysh aleancën proserbe…

Lexo më shumë

Tre kongresistë të fuqishëm ulen mes shqiptarëve në Manhattan, premtojnë një riangazhim amerikan për Kosovën

Gregory Meeks dhe Carolyn Maloney janë dy figura qendrore të Kongresit dhe miqësia me ta është një pasuri e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe lobimin shqiptar në SHBA Nga Ruben Avxhiu Kosova dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin në qendër të një takimi miqësor të komunitetit tonë me tre kongresistë të fuqishëm në Manhattan. Darka synonte mbledhjen e fondeve për kongresistët Gregory Meeks dhe Mondaire Jones. Për ata që nuk e dinë, Meeks është kryetari i fuqishëm i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai ka zëvendësuar në këtë…

Lexo më shumë

Krivokapiq: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi

Zdravko Krivokapiq ka thënë se e di që nga nesër nuk do të jetë më kryeministër. Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Krivokapiq ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda. “E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, citohet të ketë thënë Krivokapiq. Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”. “Kujtoni kë…

Lexo më shumë

Dështon iniciativa për shkarkimin e Dritan Abazoviqit

Shkarkimi i Dritan Abazoviq nga pozita e Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, dhe zëvendësimi i tij me Ministrin e Financave dhe të Mirëqeneis Sociale, Millojko Spasiq, nuk u votua në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin e Malit të Zi, transmeton “Vjesti”. Për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11, dhe abstenuan 46. Kjo axhendë u mbështet vetëm nga pjesë e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”. Menjëherë pas seancës, zëvendëskryeministri Abazoviq komentoi se bëhej fjalë për vullnetin e popullit në parlament. Në seancën e shkurtër të…

Lexo më shumë