Kraja për Abazoviqin: Po të ishte aq shqiptar, nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka folur për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Kraja tha se po të ishte aq shqiptar, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Mal të Zi. Ai theksoi se Abazoviq nuk ka votues shqiptarë, por ka votues malazezë dhe boshnjakë. Sipas tij, numri dy i Qeverisë së Malit të Zi nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve. “A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua…

Lexo më shumë

Dita me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid 19 në Mal të Zi

Nga Instituti për Shëndetin Publik, mësohet se në 24 orët e fundit, nga pasojat e infektimit me Covid- 19, kanë vdekur 2 pacientë, kurse 2.590 persona kanë rezultuar pozitiv  nga 6.994 mostra të testuara.  Siç shkruan rtcg, kjo, njëkohësisht, është dita me numrin më të lartë të infektuarish nga koronavirusi në Mal të Zi.  Kompetentët shëndetësorë, ftojnë qytetarët të vaksinohen sa më parë dhe njëkohësisht, në respektimin e masave dhe rekomandimeve në ruajtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, transmeton . Nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë thënë se…

Lexo më shumë

“Besimi i NATO-s në Malin e Zi në nivelin më të ulët”

Vendet anëtare të NATO-s kanë shumë më pak besim te Mali i Zi pas ndryshimit të qeverisë më 30 gusht 2020, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviç. Ai tha se duket se individët nga qeveria e kuptojnë pjesëmarrjen në takimet ministrore të anëtarëve të NATO-s si obligim të vetëm dhe ky, siç tha ai, është vetëm një segment i vogël. “Nëse qeveria aktuale, do të mbetet vitin e ardhshëm, vlerësimet për marrëdhëniet me NATO-n, jam i sigurt, do të ishin më të mprehta, si ato të shpallura…

Lexo më shumë

A po islamizohen emrat në Kosovë? – flasin studiuesit

Dua Osmani lindi në ditën e fundit të majit 2020. Mbiemri mund t’i dallojë, por emrin e ndanë bashkë me 210 vajza të tjera që lindën në 2020-ën, e që u emërtuan po njësoj. Del se ky është edhe emri i vetëm shqip, në mesin e 5 emrave më të shpeshtë që u lanë atë vit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ndonëse mund të marrë edhe një kuptim. “Dua në shqip është me dashtë diçka të mirë, por edhe arabisht është lutje ndaj Zotit”– sqaron teologu Fitim Flugaj.…

Lexo më shumë

Shaip Kamberi: Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqi

Anëtari i Drejtorisë së Policisë së Pribojit, Marko Pantoviq, ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën së bashku me kolegët e tij polic, gëzohet me vargjet e një kënge gjenocidale fashiste ku thuhet: “Srebrenicë, ti je shumë i dashur për mua, shpresoj të ndodhë tre herë përsëri”. Për këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi. Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “Këto janë…

Lexo më shumë