ME RASTIN E NDARJES NGA JETA E LOKEMADHES ZOJE ULAJ
nga: Zenel Kelmendi
I nderuari shok, Binak Ulaj,
Te nderuar anëtar dhe farefis te Familjes Ulaj,
Me dhembje dhe pikëllim morëm lajmin e vdekjes së Lokemadhës Zoje Ulaj.
Vdekja e saj, pavarësisht se ndodhi në një moshë bukur të thellë, na pikëlloj dhe na ktheu në të kaluarën tonë të hidhur, sepse vuajtjet e saja simbolizojnë edhe vuajtjet e popullit tonë, në përgjithësi, dhe vuajtjet e popullatës se asaj ane në veçanti.
Ndonëse kishte vetëm një djalë, të cilin, për shkak të veprimtarisë se gjate dhe të bujshme atdhetare, pushteti gjakatar serbo-sllav, e ndoqi, e burgosi, e izoloj dhe e torturoj pamëshirshëm me dhjetëra herë, Lokemadhja Zojë, qëndroi e papërkulur, e paepur, e fortë dhe stoike dhe asnjëherë nuk shprehi ndonjë pendesë, ankesë apo rënkim, edhe atëherë kur i vinin lajmet se biri i saj Binak Ulaj, është në prag të vdekjes nga torturat që ia kishin shkaktuar pushtuesit barbarë serbosllav. Madje, në ato kushte e rrethana dhe në atë gjendje tepër të rëndë për nënat shqiptare, Lokemadhja Zojë nuk jepej, punonte e gjallëronte si një kreshnike e dalluar. Unë, nuk mbaj mend që Lokemadhja Zojë kishte shprehur pendesa, frik apo ndonjë rënkim për djalin e vetëm, i cili, pjesën më të mirë të jetës se vet, e kalonte në kazmatet dhe qelitë jugosllave.
Duke ditur se është e pamundur që me pak fjalë të thuhen të gjitha ato që i përjetoi kjo kreshnike e malësisë, në pamundësi që të marrë pjesë në varrimin e saj, shfrytëzoj rastin që, për vdkjen e Lokemadhes Zojë Ulaj, përmes FB, në emrin tim personal dhe në emër të familjes sime t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta:
– shokut tim Binak Ulajt,
– resë, nipit dhe mbesave të saj,
– farefisit Ulaj dhe
– mbarë shokëve e miqve të Binakut dhe të Familjes Ulaj.
I lehtë i qoftë dheu i tokave arbërore!
Prishtinë, 30 gusht 2017