Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka përkujtohen nga krerët e shtetit Islam Haxhiu|RTK Në përvjetorin e përjetësimit të veprimtarëve shqiptarë, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë nderime pranë lapidarit të tyre dhe të nënës Ajshe. Krerët e shtetit vlerësuan lart veprën dhe heroizmin e veprimtarëve, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për kauzën shqiptare për liri dhe pavarësi. Atentati ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ndodhi më 17 janar, 44 vjet më parë, në Untergruppenbach…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kurti synon “shkrirjen” e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore të Serbisë në Kosovë
Qeveria e Kosovës synon fillimin e integrimit gradual të sistemit shëndetësor dhe arsimor serb në Kosovë, duke kërkuar koordinim me Bashkimin Evropian. Këtë plan, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ua shprehu ambasadorëve e diplomatëve ndërkombëtarë në një takim të mbajtur të premten. Në ambasada, gjatë ditës nuk dhanë qëndrime për këtë, teksa përfaqësues serbë e panë planin si lëvizje përshkallëzuese Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e synon fillimin e integrimit gradual të sistemit shëndetësor dhe arsimor serb në atë të Kosovës. Këtë plan, ai ua ka kumtuar të premten…
Lexo më shumëProcesi i demarkacionit ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit: Vendimi pritet brenda 30 ditësh
Pas gati nëntë vitesh, procesi i demarkacionit ndërmjet Kryeqytetit të Podgoricës dhe Komunës së Tuzit është rifilluar. Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Organizativ në këtë vit, ndërsa nga Ministria e Administratës Publike bëhet e ditur se brenda 30 ditëve të ardhshme do të dihet nëse do të arrihet një marrëveshje apo nëse çështja do të zgjidhet përmes arbitrazhit. Mbledhja e parë e Këshillit Organizativ për përcaktimin e kufijve ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit në këtë vit, gjithsej e katërmbëdhjeta që nga fillimi i procesit, hapi dilemat nëse ky proces…
Lexo më shumë„Ulqini – limani i shpëtimit“: LIBRI MË I RI I HAJRO ULQINAKUT
Këto ditë është botuar libri më i ri “Ulqini – limani i shpëtimit” nga shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur Hajro Ulqinaku. Libri erdhi si rezultat i punës së tij shumëdekadëshe në mbledhjen e materialeve rreth detarisë dhe peshkimit të Ulqinit. Axha Hajro, i lindur në Ranë në vitin 1938, i përshkroi me mjeshtëri njerëzit e Ulqinit që ia kushtuan jetën detit dhe e ngritën lart emrin e qytetit të tyre. Libri është botuar nga OJQ-ja “UL Info”. Përmbajtja e librit:Fjala e Autorit …………………………………………… 6 HISTORI DETARE …………………………………. 7 DETARË…
Lexo më shumëFondacioni “Trojet Tona” shpall konkurs për bursa studentore për vitin akademik 2025–2026
K O N K U R S për përfitim burse për vitin akademik 2025-2026 Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në SHBA falë mbeshtetjes nga Viosa & Richard Luka (50% të fondit), Familja Hajdari, Dina & Ahmet Kurmemaj dhe të gjithë mbështetësve të tjerë si dhe në bashkepunim me Fondacionin Plavë e Guci, për të VI-in (gjashtin) vit me radhë organizon ndarjen e bursave studentore për studentët në vendlindje. Ky fondacion është tashmë shumë i njohur për kontribute të shumëanshme në vendlindje por studentët vazhdojnë të jenë në fokusin…
Lexo më shumë