Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplomatike

Nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, do të zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës. KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se vetëm 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 27 dhjetor, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë…

Lexo më shumë

Bëri shqiponjën në Podgoricë: Edhe pse fitoi finale, pingpongisti kosovar eliminohet nga gara

Një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi, pasi gjatë festës së fitores në finale bëri simbolin e shqiponjës me duar. Lajmi u bë i ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti Rejan Krasniqi. Ngjarja ndodhi në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi. Sipas njoftimit të klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar…

Lexo më shumë

Albania veneciane dhe pesha e Ulqinit

Harta e Ulqinit, Simon Pinargenti, 1573 “Shqipëria veneciane” është dinamike në kuptim dhe lëviz si nocion dhe në shekullin XVI duket më i ngushtë. Boni dhe Erico, sindikët venedikas për Dalmacinë spikatin rëndë­sinë e Ulqinit duke i raportuar senatit më 1599 se vetëm Ulqini “i siguron titullin e Shqipërisë”, mbase duke aluduar në prezencën shqiptare, ngase qytetet e tjera – Shkodra, Kruja, Durrësi tanimë ishin në duar osmane. Venecianët e panë Ulqinin si lidhëse e një rajoni më të gjerë me popullsi heterogjene, që kishte dhe kuptimin ekonomik, por edhe…

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat e rreme janë krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë thirrje për kujdes ndaj përpjekjeve për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave të rreme. Në një njoftim zyrtar, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigracioni përbën krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe shoqërohet me pasoja të rënda ligjore. “Mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thuhet në reagimin e Ambasadës, transmeton albinfo.ch. Më tej, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugët ligjore të…

Lexo më shumë