Sot janë bërë 113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një postim në Facebook shkruan se Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Nata e Flamurit në SHBA: Një Mbrëmje Magjike për Komunitetin e Plavë-Gucisë
Shoqata Plavë-Guciase në SHBA, Fondacioni Plavë-Guc (FPG) vazhdonë misionin e saj të veçantë për organizimin dhe bashkimin e komunitetit tonë, duke sjellë mbrëmjen madhështore të Festës së Flamurit. Në një prononcim, FPG shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët, të cilët me përkrahjen e tyre bënë të mundur që “Nata e Flamurit” të jetë një ngjarje e paharrueshme. Aktivistët e shoqatës përkushtuan energji të jashtëzakonshme, duke garantuar realizimin e një mbrëmjeje të shkëlqyer për komunitetin. Këngëtari i njohur, Taulant Baraliu, i ardhur enkas nga Kosova, krijoi një…
Lexo më shumëCeremonia e dhurimit të një furgoni për fëmijët e Gucisë
Në sheshin e qytetit, para Komunës së Gucisë, të martën më 2 dhjetor, në ora 11:00, u organizua ceremonia e dorëzimit të një donacioni që preku dhe bashkoi të gjithë komunitetin – një furgon me 30 ulëse, i destinuar për transport të sigurt dhe të organizuar të fëmijëve nga zonat rurale. Donatori është i riu inovator dhe investitor Savo Vukçeviq, themelues i platformës së avancuar shëndetësore THERAPi, i cili e ka blerë dhe ia ka dhuruar këtë automjet Komunës së Gucisë. Ky donacion paraqet një përgjigje ndaj një problemi shumëvjeçar…
Lexo më shumëTrashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
Në vitet e fundit, anëtarë të diasporës shqiptare në New York kanë nisur përpjekje për të shtuar emërtime nderuese të rrugëve me emrat e figurave të shquara historike shqiptare. Këto tabela, të vendosura nën emrat ekzistues të rrugëve, shfaqen në lagje që nuk kanë asnjë lidhje kulturore apo historike me Shqipërinë. Edhe pse paraqiten si akte krenarie, kjo praktikë ngre pyetje më të thella mbi kuptimin e nderimit, ruajtjen e trashëgimisë dhe kufijtë e simbolikës. Nga Cafo Boga Emërtimi nderues i rrugëve në New York ka një traditë të gjatë…
Lexo më shumëCIKLI I PAFUND I RRENAVE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE
Nga Agim Aliçkaj Më 30 nëntor 2025 Me zemër të trishtuar por me mendje të kthjelltë, dua t’i demaskoj disa nga rrenat e shumë politikanëve dhe diplomatëve, si më poshtë: – Krimineli serb Vuçiq dhe regjimi fashist serb e rrejnë Evropën dhe Amerikën se Serbia do të largohet nga Rusia nëse u jepet Kosova. (Serbia është shteti më rrenc në të gjithë botën). – Disa diplomatë të Evropës e rrejnë Amerikën se Vuçiq po e rrenë Rusinë, jo Perëndimin. (Amerika nuk ka kohë të merret me rrenat e Evropës për Serbinë dhe Kosovën). – Disa…
Lexo më shumë