Ambasadori Rexhep Demiri ndan mirënjohje për Prof. Naser Ulajn për kontributin arsimor në diasporë

Bernë, 10 nëntor 2025 – Në kryeqytetin zviceran, Bernë, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, po vlerësohet gjerësisht si një diplomat që ka sjellë frymë unifikimi, përkushtimi dhe paqeje në mesin e mërgatës në Zvicër. Ai është një personalitet i njohur dhe i respektuar nga të gjithë bashkatdhetarët, një njeri me vizion, që kudo e kurdoherë përfaqëson shtetin me dinjitet, qetësi dhe mençuri diplomatike. Ambasador i paqes dhe bashkëpunimit Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Demiri, njihet si njeri i vullnetit, i frymëzimit dhe i…

Lexo më shumë

Vijesti: Ka filluar legalizimi i kishës në Rumi

Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe dhe bregdetir (MCP) që lokacioni në majën e Rumisë, ku në mesin e vitit 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një kishë, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit si vend për objekte fetare, shkruan e përditshmma malazeze Vijesti, transmeton Ulqini Online. Kjo është një parakusht që Kisha e Trinisë së Shenjtë të legalizohet, del nga të dhënat në raportin e debatit publik mbi ndryshimet dhe plotësimet e Planin Hapësinor-Urbanistik të Tivarit, i cili është…

Lexo më shumë

Fushatë antiturke dhe antishtetërore

Kjo fushatë ksenofobe antiturke, qëllimi i së cilës është të krijojë (përforcojë) narracionin për gjoja rrezikimin e shtetit të Malit të Zi, një skenar që të përkujton vitet ‘90 të shekullit të kaluar, është në fakt një fushatë kundër vetë shtetit të Malit të Zi, sepse dëmton rëndë imazhin e tij ndërkombëtar, në veçanti marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë, si një ndër shtetet më kontributore në fushën ekonomike (të investimeve), turistike, atë humanitare përmes donacioneve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) etj Ismet Kallaba Mali i Zi u përfshi…

Lexo më shumë

Legalizim apo legjitimim i paligjshmërisë?!

Prej dekadash, Ulqini është shembull tipik i atij që quhet urbanizim spontan. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 90 për qind e ndërtimeve në territorin e komunës janë ngritur jashtë planeve urbanistike, pa leje ndërtimi ose me shkelje të rënda të tyre Lexova këto ditë se në Ulqin po zhvillohet një proces i gjerë për regjistrimin dhe legalizimin e ndërtimeve të bëra pa leje ndërtimi. Qëllimi zyrtar është “formalizimi i pronësisë” dhe “vendosja e rendit urban”. Ajo çka më bëri kurioz është se si është e mundur që Komuna nuk e…

Lexo më shumë

Kurti përuron dronët ushtarakë vendorë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të shtunën është bërë përurimi i dronëve të prodhuar në Kosovë. I pari i ekzekutivit ka vizituar sot kompanitë e prodhimit të dronëve në Gjilan, duke theksuar se vendi po avancon në industrinë e mbrojtjes dhe po bëhet vend prodhues. “Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak…

Lexo më shumë