Natyrshëm shtrohet pyetja: Çka e motivoi realisht kreun e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, për ta dekoruar kryedjallin klerofashist serb Amfillohije Radoviq, me urdhin më të lartë shtetëror? Përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sipas mendimit tim, dy janë më kryesore: ose vetë Millatoviqi është ithtar e nxënës i Amfillohije Radoviqit, ose shteti i Malit të Zi është i robëruar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe forcat politike proserbe në vend Hajrullah Koliqi Nga media mësuam se kreu i Malit të Zi, Jakov Millatoviq dekoroi ish-mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë
Me iniciativë të përbashkët të Këshillave Kombëtare Shqiptare në Mal të Zi dhe në Serbi, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet tyre, u realizua një vizitë e të rinjve nga Lugina e Preshevës në trevat shqiptare të Malit të Zi. Të rinjtë fillimisht vizituan selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku u pritën nga kryetari i këtij institucioni, z. Faik Nika. Në fjalën e tij përshëndetëse, Nika shprehu kënaqësinë që nisma e bashkëpunimit ndërmjet dy këshillave po nis pikërisht me të rinjtë, të cilët përfaqësojnë…
Lexo më shumëDËSHMI ARKIVORE MBI PRONAT NË ZONËN KUFITARE SHQIPËRI-MALI I ZI
Hajrullah Hajdari, PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019 Pas dy botimëve të mëparshme “Shqiptarët në Malë të Zi nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1941”(2016) dhe “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri më 1915”(2018), ditë më parë Hajro Hajdari opinionit i prezantohet më botimin më të ri me titull “PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, Botuar nga Art Club-i, Ulqin, 2019. Nga Nail Draga Nga vet titulli del se kemi të bëjmë me…
Lexo më shumëMë pak turq drejt Malit të Zi pas vendosjes së regjimit të vizave
Qytetarët turq që dëshirojnë të udhëtojnë në Mal të Zi duhet të pajisen patjetër me vizë. Për këtë, ata duhet të dorëzojnë dokumentet personalisht në Ambasadën ose Konsullatën e Malit të Zi në Turqi. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nuk ka marrë ende përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme për kohën që merr miratimi dhe lëshimi i vizës. Pas hyrjes në fuqi të regjimit të vizave më 30 tetor, aeroportet e Malit të Zi raportojnë një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve nga Turqia.…
Lexo më shumëMali i Zi shkurton qëndrimin e të huajve: nga 90 në 30 ditë për vendet jashtë politikës së BE-së
Këshilli për Siguri Kombëtare i Malit të Zi ka miratuar masa të reja që synojnë forcimin e kontrollit ndaj të huajve dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e djeshme, të kryesuar nga kryeministri Milojko Spajiq, u vendos që Ministria e Punëve të Brendshme të ndryshojë Rregulloren për regjimin e vizave. Sipas ndryshimeve, shtetasit e vendeve që nuk janë të harmonizuara me politikën e vizave të BE-së, e që aktualisht hyjnë në Mal të Zi pa viza, do të mund të qëndrojnë vetëm 30 ditë, në vend të…
Lexo më shumë