Hotjania që nuk heshtë ndaj padrejtësive

Që nga 19 nëntori i vitit 1912, kur u okupuan nga Mali i Zi, Plava dhe Gucia rënkojnë nga plagët e padrejtësive  historike të shkaktuara nga vendimet e Kongresit famkëq dhe antishqiptar të Berlinit. Malit të Zi  ju servuan dhuratë nga fuqitë e mëdha, tokat shqiptare, si Plava e Gucia ashtu  dhe shumë treva të tjera të banuara me shqiptarë autoktonë.  Sot, pas 113 viteve, Plava e Jakup Ferrit e Gucia e Ali Pashë Gucisë  ende vuajnë plagët e kohës – si asimilimi perfid, boshatisja e këtyre trevave por edhe diskriminimi  në kontinuitet që vazhdon…

Lexo më shumë

Nihad Canović: Sqarim zyrtar për tabelën e komunikacionit në bashkësinë lokale Murino, komuna e Plavës

Në rrugën rajonale në Plavë është vendosur një tabelë komunikacioni me përmbajtje të pasaktë, e cila me të drejtë ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik. Bëhet fjalë për një lokacion në rrugë shtetërore, për të cilën kompetente ekskluzivisht është Administrata për Komunikacion, përfshirë të gjithë sinjalizimin përkatës. Pretendimet se Komuna e Plavës ka pasur çfarëdo lloj përfshirjeje në vendosjen e kësaj tabele janë të pasakta dhe tendencioze. Pas marrjes së informatës, kam qenë në kontakt me përfaqësuesit e administratës përkatëse, të cilëve u kam treguar për gabimin dhe shqetësimin që…

Lexo më shumë

Kur një tabelë bëhet simbol i mohimit – reagim nga deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme,  zt. Deli Balidemaj

Letër e hapur për Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti malazez z. Jakov Milatoviq, Kryeministrin shqiptar z. Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti. E nderuar zonja von der Leyen, I nderuar zoti Milatoviq, I nderuar zoti Rama, I nderuar zoti Kurti, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, të nderuar përfaqësues të institucioneve, Ju drejtohem si një qytetar i shqetësuar, i lindur në Mal të Zi, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo mesazhi dhe simboli në një shtet multietnik, sovran dhe demokratik. Në një…

Lexo më shumë

‘Ulqini nuk është në shitje : Faktori shqiptar jemi bashkë, kundër apetiteve të qeverisë serbomadhe në Podgoricë

Në ditën e Ulqinit që rëndom festohet, sot u protestua. Nga ora 12:00 në këtë qytet bregdetar në vendin e njohur si Ranë, te Plazhi i Vogël në Ulqin u zhvillua protestë qytetare si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare për 100 vite. Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”. Motoja e protestës është: Ulqini nuk është në shitje. Duke folur për ‘RADIO 1’ nga protesta, ish/Ministri shqiptar…

Lexo më shumë

Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po mblidhen në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.  Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve. Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e…

Lexo më shumë