Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për president

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet presidenti i ri nga legjislatura e 10-të. “Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike. Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri…

Lexo më shumë

Alpet Shqiptare bëhen destinacion i skitourizmit evropian — turistë nga e gjithë Europa në Majat e Ballkanit

Në majë të Trekufirit — 2.366 metra lartësi, me Kosovën pas shpine, Shqipërinë në të majtë dhe Malin e Zi përpara — turisti evropian kupton pse ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë skitouristë nga e gjithë Europa. Poshtë shtrihet lugina e Dobërdolit, e bardhë dhe e paprekur, pa asnjë kullë liftash, pa asnjë zhurmë përveç erës. Ky është skitourizmi në Bjeshkët e Nemuna. Kompania Balkan Natural Adventure (BNA), me seli në Pejë, po e pozicionon rajonin si një nga destinacionet më të veçanta të skitourizimit në Evropë — dhe…

Lexo më shumë

Kurti me homazhe për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, por çka shkroi ai në librin e zisë?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja. Me këtë rast kryeministri Kurti shkroi në librin e zisë: Akademik e profesor Rexhep Qosja është mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë pas nesh se si të ecin përpara në të ardhmen më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet. Vepra e tij…

Lexo më shumë

Kraja: Dikush në AShAK duhet ta pastrojë ndërgjegjen pse ia mbylli derën Qosjes

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka thënë se dikush në Akademi ka punë ta pastrojë ndërgjegjën e tij, për sjelljen në raport me Rexhep Qosjën, akademikun e shquar shqiptar që vdiq të enjten. Kraja shkroi në rrjetin social Facebook se duhet të gjejnë kurajë dhe ta pastrojnë ndërgjegjën e tyre edhe ata që shpifën, e shkeën dhe u përpoqën ta njollosnin emrin e Qosjes. Ai e kujtoi Qosjen si një prej idealistëve më të mëdhenj të kombit. Shkrimi i plotë i akademik Mehmet Krajës:…

Lexo më shumë

ASHAK për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja: Humbje e rëndë për kombin shqiptar

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Rexhep Qosjes i cili vdiq në moshën 89-vjeçare. Kjo akademi thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe anëtarit të saj e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. “Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar…

Lexo më shumë