Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep përkrahje të mbijetuarve të këtyre krimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e cilëson këtë rezolutë si një zë të fuqishëm dhe të vonuar, por të domosdoshëm, në drejtim të kërkimit të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale. “Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që…

Lexo më shumë

Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Kundër shitjes së identitetit – Beteja për Plazhin e Madh vazhdon!

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh. “Të nderuar qytetarë të Ulqinit dhe Malit të Zi, beteja për Plazhin e Madh po vazhdon”, thuhet në videon e postuar nga Nimanbegu në profilin e tij në Facebook. “Nesër Kuvendi i Malit të Zi, synon të vazhdojë seancën për të votuar për marrëveshjen që është kundër interesave tona. Kështu nesër të mblidhemi para…

Lexo më shumë

Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco

Ka ndërruar jetë peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco. Lajmin e ka konfirmuar faqja e tij zyrtare përmes një njoftimi publik. “Me keqardhje ju njoftojmë përmes këtij kanali për vdekjen e Monsinjor Alejandro Greco. Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 21 prill, në shtëpinë mortore VICENTE SCILINGO (Forest 906) nga ora 09:00 deri në 11:00. Më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Chacarita”, thuhet në njoftim. Monsinjor Greco ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në mesin e komunitetit ortodoks shqiptar…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR – FAMILJA RUGOVA

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin se më 20 prill 2025, në New York, ndërroi jetë më i dashuri ynë: IMER ZENUNI RUGOVA (i lindur më 18 prill 1945, në Hakaj të Plavës) Ceremonia mortore për të ndjerin do të mbahet nesër, më 21 prill 2025, në: Albanian American Islamic Center 43 Monroe St, Garfield, NJ 07026 nga ora 1:00 PM deri në 7:00 PM. Varrimi do të bëhet në vendlindje, në fshatin Hakaj të Plavës. Për kohën e saktë të varrimit do t’ju njoftojmë në këtë postim. Të pikëlluar:…

Lexo më shumë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: Deklaratë e përbashkët për shtyp

Thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve dhe partneritet strategjik SHBA-Kosovë Nju Jork, 19 prill 2025 – Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në reagimin e tyte thuhet se në një kohë kur Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik…

Lexo më shumë