Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal. Ky lajm është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qeveria e Malit të Zi. Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh. Prokuroria e akuzon atë dhe…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Grenlanda në fokusin e gjeopolitikës amerikane
Nga rikthimi i Trampit në pozitën e presidentit të SHBA-ve, ai publikisht ka deklaruar idenë e zgjerimit territorial të SHBA-ve, duke theksuar Kanadanë, Kanalin e Panamasë e Grenlandën. Po ashtu ka paraqitur idenë e ndryshimit të emërtimit të „Gjirit të Meksikës“ në „Gjiri i Amerikës“. Deklarata e tillë e presidentit Tramp ishte befasi, sepse deri më tash asnjë president amerikan nuk është deklaruar kundër pavarësisë e integritetit të vendeve sovrane, që ka nxitur reagimin e opinionit në vendet e ndryshme Nail Draga Grenlanda, ujëdhesa me e madhe në botë, është…
Lexo më shumëSi (nuk) po e mbrojnë shqiptarët Malin e Zi
Ulqinakët janë ngritur kundër “dubaizimit”, procese çfarë po kalojnë Serbia e Shqipëria me kontrata të nënshkruara nga pushtete që janë larguar nga identiteti demokratik dhe normat e transparencës e ligjit. Kjo mund të jetë kauzë për tërë vendin dhe demokracinë në të Nga Veton Surroi* 1. Dy zhvillime po bëhen në Mal të Zi brenda këtyre pesë vjetëve, që të dyja në një formë a tjetrën përcaktojnë një pjesë të identitetit të këtij shteti dhe që në të dyja aktorë të një peshe specifike po bëhen shqiptarët. Në të parin,…
Lexo më shumë“Mbrojtja e Plazhes së Madhe do të vazhdojë edhe më intenzivisht me heronjtë e kësaj beteje – popullin e Ulqinit”
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka reaguar ashpër pas një votimi të zhvilluar në orët e vona të natës në Kuvendin e Malit të Zi, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të normave demokratike dhe një hap pas në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Nimanbegu kritikon mënyrën e zhvillimit të seancës dhe vendimin e marrë, që sipas tij cenon rëndë interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe mjedisin natyror të zonës. Ai nënvizon se vendimi është marrë…
Lexo më shumëJAVA E LETËRSISË SHQIPE NË ULQIN
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë dhe PEN Qendrën e Kosovës do të organizojnë në Ulqin më 23-25 prill 2025 edicionin e parë të manifestimit letrar “Java e Letërsisë Shqipe”. Programi letrar i larmishëm përfshin mbrëmje letrare, takime letrare, punëtori me krijues të rinj, debate për letërsinë etj. Kështu ky edicion i parë do të nisë me Mbrëmjen letrare “Poetët për Ditën Botërore të Poezisë”, ku poetët pjesëmarrës nga tre asociacionet letrare do të lexojnë vargje nga krijimtaria e tyre, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme do…
Lexo më shumë