DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të përfshirë në korrupsion, mes tyre familja Berisha

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin e dërguar në Kongresin amerikan.

Aty përfshihen vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.

Në raport ish-kryeministri Sali Berisha renditet i treti në listën e personave të shpallur non grata, i cili ndiqet nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita.

Lajmin për raportimin e DASH në Kongres e bëri me dije në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim:

“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me “të përcaktuarit për korrupsion të një rëndësie madhore””.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në 19 maj të këtij viti. Vendimi u bë publik nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri” ,argumentonte Sekretari Amerikan i Shtetit në arsyetimin për vendimin. /tch/