Njëra nga golashënueset për Kosovën, Bardha Gjonbalaj
Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13-0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.
Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′).
Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2-0.
Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.
Bradha Gjonbalaj është vajza e bashkëvendasit tonë Esad (Sherif) Gjonbalaj. Suksese, Bardhës dhe ekipit të Kosovës në garimet e radhës.