Futbollistët e Deçiqit mundën në Podgoricë me rezultatin 2:0 kampionin aktual të Malit të Zi KF Buduqnost, në hapjen e sezonit të ri të Telekom Liga e Parë.
Fitorja u nënshkrua nga Ilir Camaj në minutën e 33-të dhe Kristijan Vulaj në minutën e 69-të.
Deçiqi, në këtë mënyrë e hapi sezonin në mënyrë fantastike dhe vazhdoi me lojëra të shkëlqyera, të cilat e karakterizonin në Ligën e Dytë vitin e kaluar./Malësia.ME/
