Futbollistët e Deçiqit mbyllen pjesën e parë të kampionatit të ligës superiore të Malit të Zi në vendin e dytë në tabelë.
Skuadra Deçiqit ka mposhtur sot Zetën me rezultat minimal 1:0 dhe vendimtar ka qenë goli i Ivan Novoviqit në minutën e 64-të. Sulmi i Deçiqit zgjati dhe në fund topi arriti tek Novoviq, i cili me një gjuajtje nga rreth 25 metra ka tundur rrjetën.
Në pankinën e Deçiqit sot nuk ishte trajneri Miljan Radoviq, i cili është i pezulluar. Në fund të shtatorit, Radoviq e mori skuadrën nga Edis Mulaliqi dhe që atëherë, duke përfshirë edhe Kupën, Deçiq ka 13 ndeshje radhazi pa humbje.
Në vendin e parë në tabelë është Sutjeska me 41 pikë, Deçiqi gjindet në vendin e dytë me 33 dhe Buduqnosti në vendin e tretë me 32 pikë./Malësia.ME/