DEKORIMI – NGA VLERËSIMI DERI TE POLITIZIMI

Diskursi kulturor

Dukuria e vlerësimit paraqet moment të veçanë për indvidin apo subjektin përkatës sepse dekorimi është akt qytetarie për kohën që është e njohur në mjediset e ndryshme, por si në të kaluarën në monizëm edhe në kohën tonë në pluralizëm është e pranishme qasja subjektive, sepse kanë mbetur pa u dekoruar të merituarit, nga del se kjo dukuri ka marrë përmasa te politizimit në vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim

Dr. Nail Draga

Çështja e dekorimit nuk është dukuri e re e as e panjohur, sepse vlerësimi i personave apo subjektëve të ndryshme ka qenë traditë e mëhershme  varësisht prej vendeve dhe pushtetit të tyre. Në këtë aspekt kjo  dukuri  shoqërore nuk ka mundur të eliminojë qasjen subjektive, ku ma së shumti është dëshmuar në mjediset multinacionale, sidomos në kohën e monizmit në vendet e Evropës Juglindore.

Monizmi

Në sajë të rrethanave të reja pas Luftës së Dytë Botërore, vendet e ish kampit socialist pothuaj ishin analoge ku çështja e dekorimit nuk kishte ndonjë ndryshim përmbajtësor. Në vend të parë ishin të rënët gjatë luftës duke pasuar me strukturat udhëheqëse e më pas vinin qytetarët e ndryshëm të cilët ishin të rekomanduar nga partia-shtet. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse në konceptin e ideologjisë dekorimi ishte pjesë e meritave dhe të heroizmit të dëshmuar më përkushtim e sakrificë për pushtetin e kohës. Nga ana tjetër në këtë gamë të dekorimit nuk bënin pjesë ata të cilët nuk ishin anëtar të partisë, apo persona me biografi të mirë, sepse ata llogaritëshin si armiq potencial, të partisë e të shtetit.

Jugosllavët e dekoruar në Shqipëri  nuk janë shlyer nga evidenca

Nëse analizohen regjistrat e dekorimeve del qartë së çdo gjë ishte planifikuar të realizohej sidomos gjatë festave shtetërore dhe përvjetorëve të ndryshëm. Kujtojmë me këtë rast Vendimin e  Kryesisë së  Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë  nr.117, më datë 5 shtator 1946 ku janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj.

Dhe për ironi të fatit, ndonëse Shqipëria e ish-Jugosllavia i prishën marrëdhëniet në vitin 1948, ata dekorata zyrtare ende qendrojnë të evidentuara edhe pse ka qenë e udhës të shfuqizohen dhe të shlyhen nga evidenca zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë me këtë rast se nga numri i 55 të dekoruarve jugosllav,  një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptar, por,  nga miratimi i pluralizmit(1990) këtë çështje në Shqipëri askush se ka trajtuar, që është turp që nuk mund të arsyetohet më asgjë!

Një qendrim i tillë  servil i pushtetit në Shqipëri flet mjaft për rrethanat e kohës, që dëshmohet përmes dokumentëve të ndryshme arkivore që i janë prezentuar opinionit nga viti 1991 e më pas.

Pluralizmi

Më rënien e sistemit monist në vendet e ish kampit socialist, nga viti 1990 e më pas, edhe këtu u fillu më dekorim të personave të ndryshëm. Fjala është për të përsekutuarit në monizëm të cilët kanë qenë të denuar e të përsekutuar. Por, në këtë  aspekt përjashtim bën vetëm një vend e ky është Mali i Zi, sepse këtu ende ekziston mentaliteti i kohës së monizmit, ndonëse të modifikuar.

Pikërisht në këtë aspekt, jemi dëshmitarë se janë bërë lëshime të mëdha, me apo pa  vetëdije, që ka irrituar opinion e gjerë. Fjala është për veprime subjektive, sepse kjo çështje u privatizu, duke marrë qasje personale, partiake apo klanëve të ndryshme. Dhe nga një qendrim i tillë, persona me merita minimale ishin të parët në dekorime, ndërsa të merituarit real, ishin menjanuar, duke mos treguar kujdesin e duhur ndaj tyre.

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë se dekorata kanë ndarë  institucionët shetërore, por edhe ata lokale ndërsa nga miratimi i pluralizmit edhe  subjektet nga shoqëria civile. Madje duhet thënë pa hezitim se shpesh herë  dekoratat nga shoqëria civile janë më të qelluara së ata qeveritare,  duke qenë shëmbull për të tjerët, si të vlerësohen të merituarit e jo qasjet subjektive.

Ndonëse të drejt për të propozuar kanë individët apo subjektët e ndryshme, fjalën e fundit e ka komisioni përkatës, i cili sipas përbërjes duhet të jetë nga perosna me autoritet personal e profesional. Por, sa janë të tillët në nivelin e duhur mbetet të shihet, sepse të tillët vlerësohen nga opinioni i gjerë.

Ulqini, i vonuar me dekorime

Varësisht prej rrethanave shoqërore dukuria e dekorimit në Komunën e Ulqinit, nuk ka qenë në nivelin e duhur si më parë edhe më pas në pluralizëm. Nëse në monizëm, pushteti i kohës nuk ka treguar interesim në këtë aspekt, një gjest i tillë në pluralizëm nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse në komunat tjera raste të tilla ka pasur vazhdimisht, por Ulqini ishte i veçantë në këtë aspekt, ku i kanë kontribuar  edhe subjektet politike të shqiptarëve. Pikërisht duke marrë parasysh këtë apati, një çështje e tillë është shqyrtuar dhe inicuar nga subjekte të shoqërisë civile, për të dekoruar disa personalitete me çmimin “Mirënjohja e Ulqinit”.

Pas shqyrtimit të propozimeve nga Këshilli për dhënien e propozimeve  për  emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në komunën e Ulqinit, me shumicë votash u vendos  që me këtë çmim të dekorohen këto personalitete: dr.Simë Dobreci, dr.Ruzhdi Ushaku, dr.Bahri Brisku, mr.Riza Rexha dhe dr.Pavle Mijoviq(pas vdekjës), që është miratuar ne mbledhjen e Kuvendit të Ulqinit  me datën 17.12.2014.

Ishte ky rasti i parë që Kuvendi i Ulqinit, të dekorojë personalitete të nderuara, që kanë dhënë kontribut në veprimtarinë e tyre studiuese, shkencore e kulturore,  ndërsa më pas janë dekoruar individë të ndryshëm nga komuna e jashtë saj.

Vlerësimi, akt qytetarie

Me rastin e organizimit të veprimtarive të ndryshme, është bërë praktikë që në fund nga organizatori të ndahën dekorata të ndryshme, si diploma, fletëfalenderimi, mirënjohje, certifikata etj. Një veprim i tillë, është akt qytetërues dhe vlerësues, por është edhe iritues sepse ka pasur raste qe nuk janë vlerësuar  ata të cilët e kanë merituar, por iu është dhënë të tjerëve që nuk e kanë merituar të dekorohen.   Nuk ka dilemë se raste të tilla  irrituese  ka mjaft  në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.

Nderi i KombitTheksojmë më këtë rast se nga ana e institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka vite që persona të ndryshëm dekorohen me titullin “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”  apo tituj të tjerë në vend dhe në botën e jashtme. Një veprim i tillë nderon individët  e ndryshëm, por, kemi pasur rast të degjojmë së janë  dekoruar  individë pa ndonjë  meritë, nga del se kemi të bëjmë me qasje subjektive që  nuk mund të arsyetohet më asgjë.

Në këtë aspekt veçohet koha kur president i Republikës së Shqipërisë ishte Ilir Meta(2017-2022), sepse janë dhënë shumë dekorata, ku si të tilla edhe kanë humbur  rëndësinë e tyre, që nuk nderon subjektin përkatës madje  dhe irriton qytetarët.

Nuk është dekoruar Dioguardi(!?)

Si rast tipik  i mos dekorimit  kemi të nderuarin Joe Dioguardi, themelues i LQSHA në NY-SHBA i cili ka meritë të madhe në lidhje me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por nuk është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”,ndërsa iu është dhënë disa të tjerëve në diasporë, që nuk mund të krahasohen më asgjë me z.Dioguardi! E pse është vëpruar kështu, mbetet çështje për diskutim nga institucioni i Presidencës, që përfaqëson shtetin amë-Shqipërinë!

Dekorimi nga Presidenti i Shqipërisë

Në lidhje me këtë çështje dua të theksoj se për Ulqinin data 1 prill 2017, është veçantë, sepse në komplkesin “LAMIGA”  nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit” janë dekoruar dy personalitete të njohura: dr.S.Dobreci e dr.R.Ushaku. Ishte ky një moment emocional dhe vlerësues për veprimtarinë e këtyre dy personalitetëve më përmasa mbarëkombëtare, që është pritur me admirim nga opinioni i gjerë në këtë mjedis.

Foto: Të dekoruarit me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, dr.Simë Dobreci dhe dr.Ruzhdi Ushaku, së bashku me Nazif Cungun (kryetari i komunës së Ulqinit  dhe Loro Ndrekiqin-kryetari i Kuvendit (Ulqin, 1 prill 2017)

 (Shtator 2024)