**Dega e LDSH Guci, përmes një prononcimi publik, ka reaguar ndaj deklaratës së Z. Çelaj, duke shprehur qëndrimet e Degës së LDSH-së dhe duke sqaruar pozicionin e këtij subjekti politik karshi ish-anëtarit dhe aktivistit të tyre.**
**Prononcimi i plotë i LDSH-së, dega Guci:**
Dega e LDSH Guci ishte në dilemë a të përgjigjet a jo në përrallat dhe manipulimet që i ka shkruar ish nënkryetari i LDSH Asdren Çelaj por për hirë të qytetarëve vendosëm që ti përgjigjemi.
Pas analizimit të veprimeve dhe deklaratave të fundit të Asdren Çelaj, jemi të detyruar të shprehim publikisht shqetësimin dhe zhgënjimin tonë të thellë për qendrimet e tija, të cilat bien në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të LDSH-së.
Në deklaratën e tij njëjt sikur bëjnë bosat e tij, Asdreni ka manipuluar e shpif disa here.
Fillojmë me fjalinë ose me manipulimin e pare ku e thot se Kuvendi i LDSH ishte gjithçka tjetër vetëm kuvend jo. Sa për dijeni, Asdren Çelaj mori pjesë në kuvend dhe në përgatitjen e kuvendit, vetëm atëhere kur humbi atëherë u kujtua ta kritikoj, e ne për Asdrenin e dinim se moti bënte plane të tjera.
Kuvendi i LDSH nuk ka pasur për delegatë rrugaça siç i quan Asdreni por patriot e aktivista te denjë të cilët fuqinë e tyre do ta tregojnë me 15 shtator. Ne në LDSH nuk jemi të rrethuar me aktivista të ish regjimeve siç është Asdreni e për të cilët shumë shpejt do të dalin edhe dëshmi se për kë kanë vepruar në të kaluarën.
Asdreni me disa bashkpuntor s’ishte besnik i partisë as sot as dje. Asdreni tek LDSH erdhi nga një subjekt tjeter dhe e mirëpritem.
Nga partia perfitoj shumë më shumë se ata që ishim aty për 30 vite. Sa u kyç e bëm këshilltar, anëtar kryesie, nënkryetar partie, zëvëndës drejtor e drejtor. Asdreni këto të mira na i kthej duke mos votuar për parti e duke ber fushat kundër në zgjedhjet republikane të 2020. Partia e vlerësoj se edhe kjo duhet ti falet e pas në vitin 2023 e bëm edhe nënkryetar partie, por besniku i partisë përsëri në zgjedhjet republikane të 2023 bëri fushat të fshehur kundër listës së Forumit Shqiptar.
Ma qesharakja në deklaratën e tij është fjalia se ai ishte për bashkim e që edhe në të ardhmën do të jetë. Për çfarë bashkimi flet Asdreni kur bëri gjithçka që të i përçaj shqiptarët në Guci ë kësisoj për të çua ujë në mullirin e dikujt tjetër.
Besniku i partisë njëherë bëri përpjekje për të formuar grup qytetar personal por pa sukses. Hapi tjeter ka qënë të hyj në lista tjera por e refuzuan, e në fund u bë pjes e pokretit të ri qytetar LG e as aty Asdrenit nuk i takoj vendi i parë.
LDSH nuk do te i jap shumë hapësirë njerzve që në vendin tonë skan peshë politike as të i prijnë një pokreti, sepse Subjekti ynë LDSH-ja ka një histori të gjatë të luftës për të mirën e përbashkët dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve. Çdo anëtar që devijon nga këto parime, dhe i shkel besimin e dhënë, tradhton jo vetëm Subjektin politk LDSH, por edhe të gjithë ata që kanë besuar në misionin tonë.
Asdren Çelaj skishte nevoj të jepte dorëheqje sepse me veprimet që ka bërë e ka përjashtuar vetën nga partia. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LDSH-së dhe te Forumit Shqiptar si dhe simpatizantëve të saj që të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj idealeve dhe qëllimeve tona të përbashkëta, duke mos u lënë hapësirë ndikimeve të dëmshme që cenojnë integritetin e lëvizjes sonë.
Me 15 shtator Forumi Shqiptar – Bashkë për Gucinë, do të festoj fitore të thellë dhe shqiptaret e Gucisë do të kenë përfaqësues të denjë në pushtetin vendor.