Shkruan: Sami Flamuri
Platforma shkëmbore e kalas së Ulqinit gjëndet në 35 metra mbi lartësi të detit.
Shkrepi që mbart qytetin, shtyhet nga toka në det në formën e gjethës së rrapit, me një mori shkëmbinjsh zhyten ngathët në ujë.
Ulqinin nuk e përmend asnjë burim grek. Së pari ai shfaqet në v. 167 p.e.s., në një fragment të Tit Livit. Sipas Livit, menjëherë pas mbarimit të luftës 3-të Iliro-Romake, pretori “L(ucius) Anicius, në krye të qyteteve strategjike (urbibus opportunis) (Olcinio) caktoi konsullin C(ainus) Licinium…
Më tej Ulqinin e përmend natyralisti Plin dhe gjeografi Ptoleme. Sipas Plinit (70-75 e.s.) Olcinium përpara quhej Kolhin (Colchinium) pasi ishte ndertuar nga Kolkidasit.
Tani po e përshkruajmë kështjellën që të vijmë edhe nga dita kur edhe murinjet e saja u shembën tek bedimi i ” fushës së topave”.
Në vitin 1664, kur ajo funksiononte si mekanizëm ushtarak, e sjell udhëtari i mirënjohur osman Evlija Çelebi.
Shkurt dhe ngjeshur, ai bën të ditur: “Fortesa trëndafili (Ülgün), ndodhet në skajin e largët(të perandorisë).Fortesa e ndërtuar prej gurë të latuar ka formë gjashtëkëndëshi…
Ajo është e mirëmbajtur dhe e pajisur me kulla, mure mbrojtëse, bedena, frëngji dhe hendeqe e plotësuar ne tër gjërat e duhura.
Ulqini ishte qyteti i fundit shqiptar i pushtuar nga osmanët, në v. 1571.
— Shembja e murit në Fushën e Topave, ndoshta do të ndikojë më në fund tek ata që duhet dhe e kanë për detyrë të angazhohen për revitalizimin e Kalasë së Ulqinit.
Hapi i parë duhet të jetë zgjidhja e çështjes së objektit, i cili ka devastuar pjesën më të bukur të Kalasë sonë.
Simbolike e kohës dhe njerëzve….Ato mure i rezistuan sulmeve me topa dhe tërmeteve te shekujve me rradh…Por nuk i rezistuan heshtjes tone ne këtë sulm qe iu be Kalas përbrenda. Dhe vazhdon ti behet. Modus vivendi i qytetit ka vite qe është maksima ” me mire doli ai qe s’foli”. Dhe ky koncept i mbrapsht po e shkatërron një nga një bërthamën e këtij qyteti. Filloj me hotele. Vazhdoj me kripore. dhe normal mbërriti edhe ne Kala..
Nga një mik i im Mentor Llunji