Qeveria e Malit të Zi shkarkon kuadrot e ASH dhe Forcës, reagon për Listën Shqiptare, Nimanbegu

Raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj popujve pakicë,  shihet edhe përmes shkarkimit të  kuadrove të Listës shqiptare, ka kumtuar deputeti, Genc Nimanbegu. Ai, ka vlerësuar se ftesa publike e drejtuar listës shqiptare që të jetë pjesë e Qeverisë, nuk ka qenë e sinqertë, por vetëm demagogjike dhe protokollare, gjë të cilën,  siç ka theksuar ai e vërteton edhe mënyra e shkarkimit të funksionarëve të kësaj liste, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e arsimit dhe në ministrinë e turizmit dhe të cilët ishin pranuar në bazë të  konkursit publikë. Sipas fjalëve të tij, liderët të cilët e përbëjnë shumicën “kanë  shtrirë dorën e bashkëpunimit”, për pakicat duke nënshkruar edhe një “marrëveshje famoze”, me ç’rast obligohen se edhe pakicat do të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. “Opinioni i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtarë, me siguri është bindur se pushteti i ri do  të implementojë principe të reja “demokratike” pa revanshizëm dhe përmes respektimit të profesionalitetit, me aktet e fundit një gjë e tillë ka dal në  sipërfaqe dhe njëkohësisht, marrëveshja si e rreme ose ndoshta revanshizmi si pjesë e pushtetit”, ka theksuar Nimanbegu, transmeton Portali i RTMZ. Ai ka theksuar se informatat për shkarkimet personale i kanë marrë në Ueb faqen e Qeverisë.