15 milion euro është shumë që Bashkimi Evropian do të financojë hapjen e pikës kufitare Skje – Zogaj.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze për pikën kufitare Zogaj – Skje, pritet që së shpejti të përfundojë studimi e të nisë puna në terren fillimisht për rrugën Shirokë – Zogaj, ku parashikohet zgjerimi i saj dhe asfaltimi me standarde, e më pas hapja e kësaj dogane, shkruan ShkodraNews.
Rruga nga Shiroka në Zogaj megjithatë do të ketë specifikime që i japin një tjetër dimension zhvillimi zonës, por edhe të gjithë brigjeve të liqenit të Shkodrës. ShkodraNews ka mësuar se plani i studimit që pritet të përmbyllet brenda një periudhe sa më të shkurtër, parashikon që në këtë gjatësi rruge të ketë ndërhyrje në prishje të ndërtimeve pa leje që kanë lulëzuar vitet e fundit, por edhe në tranzicionin e gjatë 30 vjeçar.
Projekti do të financohet nga BE-ja në kuadër të projekteve të përbashkëta IPA, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.