( DEKLARATË E PJESËTARËVE TË DIASPORËS SHQIPTARE,
LIDHUR ME ZGJEDHJET LOKALE NË KOMUNËN E UQINIT )
Në zgjedhjet lokale për Kuvendin e Komunës së Ulqinit që mbahen me 4 Shkurt 2018, në listat votuese do të paraqiten 10 subjekte politike ( 8 parti dhe 2 koalicione).Subjektet politike shqiptare do të garojnë me tre lista zgjedhore: Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Koalicioni “Zgjohu Ulqin”,(lista e përbashkët të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të ZI).
Këto tre subjekte politike shqiptare do të përballen me shtatë subjekte të tjera politike, ku një pjesë e tyre e quajnë vehten “parti qytetare” por në fakt ata janë parti sllavo-malazeze. Shprehim keqardhje që nuk u arrit një koalicion i përgjithëshëm i partive politike shqiptare apo garimi me një listë zgjedhore pasi që , sipas mendimit tonë, kjo do të ishte e vetmja mënyrë për tu kundërvënë partive të tjera , posaçërisht ndaj Partisë Demokratike Socialiste ( DPS) e cila në zgjedhjet e fundit(të vitit 2014) ishte partia më e votuar dhe muar numrin më të madh të këshilltarëve në KK të Ulqinit.
Sikur njeriu të mos jetë i informuar për rrjedhat e pushteteve lokale, fiton përshtypjen që të gjitha subjektet politike deri sot ishin në opozitë. Themi kështu, ngase i kemi të gjithë të virgjër para situatës aktuale politike a ekonomike.Për të nxjerrë konkludim, duhet të njohim edhe shkaqet e kësaj katrahure të listave zgjedhore të subjekteve shqiptare, të cilat drejtëpërdrejtë i shërbejnë avancimit të çdo liste sllavo-malazeze. Fjala bie, liderizmi i përjetshëm i kryetarëve të partive politike shqiptare bie deri tek averzioni i trupit votues shqiptar si dhe deri tek rrebelimi dhe devijimi i tij kah listat sllave, të cilat nuk arsyetohen në asnjë rrethanë. Dëmi më i madh që po i bëhet votuesit shqiptar është ai i sulmeve konstante ndërmjet listave shqiptare, ku këto të fundit do të duhej të kishin vetëm një kundërshtar, atë të partisë së pushtetit qendror.
Pasi që Komuna e Ulqinit funksionon me kompetenca të kufizuara dhe degët kryesore të ekonomisë kontrollohen nga Podgorica, atëherë për stagnimin dhe mos zhvillimin ekonomik të këtij qyeteti, fajtor kryesor është partia e Millo Gjukanoviqit (DPS) e cila udhëheq me pushtetin e Malit të Zi, gjatë 27 viteve të fundit,me ç’rast Ulqini qëllimisht është lën pas dore.
Shkrimi ynë u bën me dije bashkëvendasve tanë që ne nga larg e shohim shumë të dëmshëm votimin e subjekteve sllave edhe pse janë 1001 arsye që të mos justifikohet “patriotizmi” i partive tona nacionale.
Pra edhe përkundër mangësive dhe gabimeve të njëpasnjëshme të partive politike shqiptare, megjithate ne gjithnjë apelojmë tek votuesit shqiptarë në vendlindje se opcioni i vetëm i zgjedhjeve të 4 Shkurtit, është që të votojnë partitë shqiptare. Njëkohësisht,apelojmë tek partitë politike shqiptare që së paku fushatën parazgjedhore mos t’a drejtojnë kundër njëra-tjetrës por të përqendrohen ndaj rivalëve kryesor të tyre, të cilët janë në rend parë PDS-a, e pastaj edhe partitë tjera me programe sllave apo boshnjake.
Gjithashtu, deklarojmë haptas se ne do të përkrahim një koalicion eventual paszgjedhor vetëm ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe do të kundërtshtojmë rreptësisht koalicionin me partitë jo shqiptare.
I bëjmë thirrje votuesve shqiptarë që mos të bijnë viktimë e presioneve,shantazheve apo kërcnimeve të PDS-së,apo ndonjë partie tjetër, por me guxim, dinjitet njerëzor dhe vetëdije kombëtare të japin votën e tyre njërës nga tre listat shqiptare!
- Xheladin Zeneli SHBA
- Mr.Flamur Anamali SHBA
3.Dr. Sabri Osmani Austri
4.Dr. Selatin Kraja SHBA
- Simon Shkreli Shqipëri
- Xhevat Kraja SHBA
- Adem Cukaj SHBA
- Qemal Dushku SHBA
- Sefer Avdiu SHBA
- Tomë Shkreli SHBA
- Zef Gjokaj SHBA
- Musa Pali Zvicërr
- Zija Kraja SHBA
- Skender Xhurreta SHBA
- Haxhi Zeneli SHBA
- Nail Zeneli SHBA
- Fatmir Kallaba SHBA
- Safet Llolla SHBA
- Mustafë Hidra SHBA
- Gëzim Kurti SHBA
- Ilir Mustafaj Norvegji
- Gazmend Shaptafi Angli
- Ruzhdi Bërkani SHBA
- Guri Muça SHBA
- Mustafë ‘Mike’ Bërkani SHBA
- Sead Asllani SHBA
- Arben Taipi SHBA
- Selatin Meqikukiqi SHBA
- Mahir Ujkashi SHBA
- Samir Ibroçi SHBA
- Hamit Llolla SHBA
- Valdet Çobaj SHBA
- Allmir Mustafa SHBA
- Elvedin Rexhepi SHBA
- Brahim Demiri SHBA
- Bexhet Hoxha SHBA
- Leonid Kovaçi SHBA
- Agim Ceka SHBA
- Ismet Shabani SHBA
- Bekim Shabani SHBA
- Ramo Pali Australi
- Elez Demiri Kanadë
- Fatmir Alaj SHBA
- Sait Gjenashi SHBA
- Vehbi Spahiu SHBA
- Met Shaba SHBA
- Agim Seferi SHBA
- Hysen Mehmeti SHBA
- Mirsad Salaj SHBA
- Xhevdet Avdiu SHBA
Janar 2018