Doli nga shtypi libri i autorit Prof Dr Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqipëtare gjithandej globit”

Me datë 17.10.2019 doli nga shtypi libri i autorit Prof Dr Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqipëtare gjithandej globit”.

Promovimi u bë në hapjen solemne të kongresit dhe panairit të parë të mjekësisë e organizuar nga Oda e mjekëve të Kosovës në krye me Dr Pleurat Sejdiu dhe bashkëpunëtorë.

Vend i posaçëm ishte dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme promovimi i librit, i pari i këtij lloji në fushën e mjekësisë.

Një fjalë rasti ju dha Prof Naser Ramadani si redaktor i librit i cili përpos që shtjelloi në mënyrën më të mirë përmbajtjen e qëlluar të librit dhe rëndësinë e ti, ai në të njëjtën kohë lartësoi në mënyrën më të sinqertë figurën dhe personalitetin e autorit Prof Dr Isuf Dedushaj duke theksuar ndër tjera se ai është profesori më meritor i mjekësisë shqipëtare i cili ka të  botuara shumë libra por këtë vepër voluminoze arrin ta përmbledh vetëm dikush si Prof Dedushaj duke punuar pa rreshtur për afërsisht tri dekada.

Më pas Prof Dedushaj emocionoi si çdo herë një audiencë të tërë duke shtjelluar në pika të shkurtëra nga se si lindi ideja për një vepër të tillë e deri te falënderimi ndaj kolegëve   dhe sidomos familjes e cila e kishte përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve të përpilimit të kësaj vepre të madhe e cila do jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Nga ky libër mund të pranosh shumë porosi e ndër to edhe se: Të nderosh njeriun është pikënisja e të qenit human.

Prof Dedushaj në fund paralajmëroi se së shpejti do kemi para vetes dhe librin e ti të ri poashtu voluminoz :Historiatin  e mjekësisë shqipëtare ndër shekuj.

Ishte kënaqësi e veçantë kur të gjithë u ngritën me brof në mënyrë instiktive ku secili pavarsisht moshës u ngritën në këmbë për të përshëndetur profilin e këti personaliteti të çmuar kombëtar I cili po i vë vulën punës së ti të pashoqe si mjekë, mësues, profesor e shumë tituj të tjerë të cilët nëpër periudha të ndryshme kohore Prof Dedushaj i fitoi me meritë, punë e përkushtim.

Ne na mbetet që Prof Dr Isuf Isuf Dedushaj ti urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe suksese në veprat e ti të radhës.

/Plava e Gucia Sot