Don Gabriel Grabanica, famullitar i Kishes Katolike në Braticë dhe Kullomzë të Ulqinit, realizoi një vizitë në Vuthaj i shoqëruar me rininë dhe femijet nga Ulqini. Më kete rast ky prift bëri një donacion nga bibloteka personale me libra dhe revista te zgjedhura historike, etnigrafike e kulturore per shtepinë e kultures në Vuthaj.
Është kjo një vizitë e vlerësuar nga vuthjanet dhe një kontribut i çmueshëm për biblioteken e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj.
E falemnderojmë don Gabrielin dhe të rinjtë e fëmijët nga Ulqini për respektin që ia bën Vuthajve e Shtëpisë së Kulturës.
Presim në të ardhmen edhe vizita të tjera të këtilla si dhe kontribute për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës e cila dita ditës po shndërrohet në vatër kulturore shqipetare te Plavë e Gucisë.