THIRRJE E FAMILJES FERRI VOTUESVE SHQIPTARË: Votoni listat e partive shqiptare që të jeni zot shtepie në tokën tuaj

TË NDERUAR E TË DASHUR VËLLEZER E MOTRA SHQIPETARË TË PLAVË E GUCISË 

Po afrohet dita vendimtare e zgjedhjeve.Po Ju drejtohem ne emer te sternipave te Jakup Ferrit e nipave te Hasanit, Mehmedit, Omerit, Aganit, Eminit, Shemsit, Rizait e të gjithe atyre Ferrajve të 5 brezave te cilët  qysh para  Lidhjes së Prizrenit e deri në okupimin e trojeve shqiptare nga sllavët luftuan dhe e sakrifikuan jeten për Plave e Gucine e mbare shqiptarinë.

Ju ftojme që ne këtë moment vendimtar ti leni anash kontradiktat, interesat partiake e inatet personale dhe ti kini parasysh interesat kombëtare për një të ardhme me te ndritshme dhe për prosperitetin e shqiptareve të Plavë e Gucisë.

Prandaj shfytezoni rastin e votoni listat e partive shqipetare qe  te jete shqipetari i zoti i trojeve te veta.Mbledhni mend e mobilizohuni dhe mos e humbni  rastin historik vuthjane e gucijane.O tash, o kurre!

Ne fizikisht nuk jemi me Juve dhe nuk mund të votojmë por zemrat tona rrahin për Plavë e Gucinë siç kanë  rrahur zemrat e Jakup Ferrit e të pasardhësve të tij dhe gjithmonë jemi pjesë e trojeve të shenjëta të ngopura me gjakun e paraardhesve tonë.

Të  bashkuar jemi më të fortë dhe do t’ia dalim.

Ju përshendesim nga zemra me shumë respekt deri në fitorën e 30 gushtit.

Akademik Rexhep Ferri, Prof.Dr.Naser Ferri dhe Mr.Sc.Arben Ferri me familje.

Prishtinë, 27.gusht 2020