Jusufi u lind me 03.03.1959 në Vuthaj, Plavë. Ai është specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut. Punon ne klinikën private për Neurologji dhe Psikiatri “AURA” ne Prishtinë. Si fushë e ngushtë e interesi për të është psikiatria e te rriturve dhe psikoterapia. Ka te kryer fakultetin e mjekësisë ne Prishtinë, i specializuar në Zagreb, dhe studimet postdiplomike nga lëmia e psikoterapisë psiko-dinamike të kryera në Zagreb. Edukimin dhe certifikimin nga mjekësia integrative mendje trup ne Qendrën Mendje Trup (CMBM) Washingon DC, SHBA. Kreu edukimin nga psikoterapia pozitive ne Wiesbaden, Gjermani. Jusufi është bashkëdrejtor kombëtar i kësaj qasje në Kosovë, pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave dhe simpoziumeve Eropiane dhe otërore nga lëmia e psikoterapisë dhe psikiatrisë, si dhe anëtar i Asociacionit Evropian dhe Botëror të Psikoterapisë Pozitive. Ishte drejtor i Klinikës së Neuropsikiatrisë, pastaj klinikës së Psikiatrisë dhe nga 2007-2009 ishte edhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Aktualisht, është kryetar i Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës dhe nënkryetar i Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare, si dhe Kryetar i Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë.