Dr. Jusuf Ulaj emërohet këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Kurti


Ish-drejtori i ShSKUK-së, neuropsikiatri Jusuf Ulaj është emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

“Vazhdoj me me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka emëruar Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë.