U lind me 11.06.1952 në fshatin Martinaj nga nëna Shemë (Ulaj) dhe babai Jashari. Katër klasë të ciklit te ulët shkollor i përfundoj në Martinaj, kurse katër klasë tjera në Guci. Shkollimin e mesëm në Gjimnazin e Rahovecit, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Studimet i vazhdoj me Specializim në lëmin e Pediatrisë në Zagreb, ndërkaq studimet post diplomike nga Pediatria Klinike po ashtu në Zagreb dhe Prishtinë. Temën e Magjistraturës të pa përfunduar. Në vendlindje ka punuar nga viti 1981 deri 2000.
Aktivitetet:
Humanizmin e dëshmon edhe ne vendlindjen e tije Dr. Salihi në Ambulanten e fshatit në Martinaj për dy vite ka punuar vullnetarisht nga një orë në ditë pas dite; Ndërmori Iniciativën për ndërtimin e Shtëpisë së kulturës në fshatin Martinaj; Po ashtu kontribut dha edhe për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, për përhapjen e telefonisë fikse, për ndërtimin e Urës dhe rrugës lidhese Martinaj – Vishnjevë, për ndalesën e Muzikës së huaj nëpër dasmat tona Shqiptare;
Aktivitete-Politike dhe Kombëtare:
Kryetar i degës së Lidhjes Demokratike në Mal të ZI dega Plavë për një mandat; Bisedimet dhe kërkesën në Ministrin e punëve të Brendshme të Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare në Vermosh, për ngritjen e një antene Transmetuesi Televizive te TVSH-se në territorin e Vermoshit, kontakti dhe miqësia me Komunën e Kelmendit-Vermosh; Vizita e pare e delegacionit të Komunës së Plavës në Vermosh; Vizita zyrtare e popullatës së Plavës Guci me ansamblin “Maja e Karafilit në Vermosh: Vizita e Kryesisë së Vermoshit si dhe ansamblit folklorik nga Malësia e Madhe Plavë Gucisë, Anëtarë -delegat i Plavë Gucisë për diasporë (bashkatdhetarë).
Dy herë vizituar shqiptarët e Nju Jorkut dhe Detroitit. Gjatë viteve 1998-99 aktivist dhe i emëruar nga Ministria e shëndetësisë të Malit Zi për përcjelljen dhe sjelljen e punëtorëve shëndetësorë për tu dal në ndihem Kosovarëve të dëbuar dhe ikur gjate luftës në komunën e Plavës. Vizita e çdo personit që ka pas nevojë për ndihmë shëndetësore-Kosovarëve. Nga viti 2000 vazhdon të jetoj në Prishtinë, në fillin në QKMF e më vonë (qe tetë vite) hapa Ambulancë specijalistike Pediatrike në Prishtinë ku vepron edhe sot.