E dini si do të jenë dy HEC-et në Valbonë? Ja video

Për herë të parë, pas diskutimeve dhe debateve se si do të jenë dy Hec-et që do të ndërtojë në lumin Valbonë, në një video të përgatitur nga specialistët e firmës Gener 2 kuptohet në detaje se si do të jenë këto realitete, sa respektojnë mjedisin dhe ekosistemin, dhe çfarë zhvillimi sjellin për zonën.

Ndryshe nga sa është thënë, HEC-et nuk do të kenë diga, arkitektura qe do të mbuloje turbinat dhe infrastrukturat e tjera është si ajo tipike e zonës e ndërtuar në gurë, nuk do të devijojnë lumin Valbonë, do të funksionojnë në mënyrë sezonale vetëm me flukset e reshjeve natyrore, do të furnizojnë me energji 22 mijë familje dhe shtrati i Valbonës nuk do të thahet në asnjë moment duke ruajtur kështu peshqit dhe ekosistemin.