Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje bëri një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli në Podgoricë.
Sipas këtij mediumi, kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, bartësi i Listës Shqiptare.
Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” takimin me Ramën, por nuk deshi të japë detaje.
“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha ai.
Burimet e “Vijesti” pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.
Ndryshe, kryeministri Rama mbështeti Milo Gjukanoviq dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore.