EKSPOZITA PERSONALE E PIKTORES KALTRINA HOTI

Mbrëmë më 15.maj 2023 ne Qendrën e Kulturës ne Guci  është hapur ekspozita personale e piktores dhe shkrimtares znj.Kaltrina Hoti nga Hoti i Kujit, Plavë.

Ne hapje te kësaj ekspozite ishin prezent kryetarja e Komunës znj. Anella Çekiq, nënkryetari i komunës zt.  Edon Balidemaj, kryetari i Asamblesë Komunale zt.Bujar Hasangjekaj, drejtoresha e Qendrës  së Kulturës znj.Lejla Baliq e një numër i madh adhuruesish te artit.

Per ta respektuar piktoren, enkas për ketë rast ka ardhur Prof.dr.Naser FERRI nga Prishtina, i cili edhe i përshëndeti artdashësit qe kishin ardhur për ta pare këtë ekspozite dhe autoren e ekspozitës.

Përndryshe autorja e ekspozitës znj.Kaltrina Hoti pas qëndrimit shumëvjeçar ne Nju Jork dhe ne Teksas është kthyer ne vendlindje ku ka hapur galerinë private dhe merret me edukimin e fëmijëve te Plave e Gucisë.

Pas kësaj ekspozite autorja ka planifikuar ekspozitën personale  edhe  ne Prishtine.

Ekspozita do te jete e hapur deri te premten me 19 maj.

/Plava e Gucia Sot