EKSPOZITË E PIKTORES ZAKE PRELVUKAJ ME ORIGJINË NGA MARTINAJT E PLAVË GUCISË
Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo
5 Shtator 2017, duke filluar ne ora 20:00
Ekspozita “Ofshama” është e kombinuar prej shume cikleve. dhe shume shprehjeve artistike (mediumeve). Pikture video vizatime fotografi etj, Prezantohen 36 punime te mediumeve te ndryshme.
Ne video autorja prezanton Ofshamën dhunimin e grave ne Kosove gjate luftës dhe te femrave ne përgjithësi.
Ne videon e dyte gjaku.
Vajtimet e Plavës dhe Gucisë janë e përcjellin videon gjaku.
Shkëlzen Maliqi e ka shkruar kritiken, Anastasja Miranovec dhe Nora Veller e kane bere konceptin e ekspozitës.
OFSHAMA
Ofshame dhimte, ofshame lindjeje, ofshame lufte, ofshame ne heshtje… Përgjatë ciklit jetësor, ofshama vjen si nje clirim nga çfarëdo forme presioni social a fizik. Ndonjëherë sepse jemi te ndrydhur e paragjykuar, ndonjëherë te turpëruar e te stigmatizuar, ndonjëherë te dhunuar. Ofshajmë, deri ne një lindje a rilindje te re qe vjen nga forca dhe jeta përbrenda nesh. Vetëm se duhet kërkuar, duhet guxuar, duhet tejkaluar, duhet zgjuar. Ky projekt meton te preke dhimbjen dhe njëkohësisht gjetjen e forcës përbrenda për tu çliruar, për tu pastruar, PER TE JETUAR…. SERISH!
Zake Prelvukaj
MARRJE-LARJE-GJAKU
Kur drejtësia, arritja e një qëllimi, a mbrojtja e një nderi kane gjakun si mendësi dhe qellim njeriu humbet ne errësirën shpirtërore e cila e burgose për tere jetën përbrenda dhe I behet hije ne përndjekje te përhershme te ndërgjegjes. Sepse Gjaku nuk lahet kurrë ne fakt, ai te ndjek kudo. E bashke me te edhe vajet qe nuk ndalojnë si pasoje e këtij zingjiri qe nuk mbaron. Gjaku I luftës, gjaku I hakmarrjes, gjaku I nderit dhe gjaku I sherrit janë shtëpia e vajit dhe kulmi I te keqes se njerëzimit.