Ranko Radosheviq
Një emër i rëndësishëm i krimit është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Beograd. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Ranko Radosheviq nga Nikshiqi i Malit të Zi, i njohur si “Ranko Eskobar”, i lidhur me klanin e Veljko Belivuk dhe Marko Mesar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek lokali i një karburanti. Dy persona, të veshur me të zeza, me kapuç në kokë dhe maska ??kirurgjikale, kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.
Pas krimit, në Petlovëbërdo është gjetur edhe një veturë e djegur, e cila lidhet me krimin.
Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.
Autoritetet vendase janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Radosheviq është anëtar i një grupi kriminal të Nikshiqit që dyshohet se është i afërt me klanin Skaljar dhe të vrarin Jovan Vukotiq.
Sipas Blic, ai ishte i lidhur me klanin e Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja dhe Marko Miljkoviq, i njohur si “Marko Kasapi”.
Sipas informacioneve operative, Radosheviq ka qenë i përfshirë në kontrabandë kokaine dhe dyshohet se ka qenë edhe pjesëtar i klanit Bezanija të Goran Mijatoviqt, i cili u vra në Beograd.
Pas arrestimit të grupit të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, në flotën e tyre është gjetur një veturë BMW, e cila ishte e regjistruar në emër të Ranko Radosheviqit, e cila dyshohet se automjetin e tij ua ka dhënë krerëve të klanit famëkeq.
“Përveç BMW-së, Miljkoviq kishte në shtëpinë e tij edhe një veturë në emër të Radosheviqit, si dhe një polic sigurimi për atë veturë”, ka zbuluar më herët një burim për mediat beogradase.
Kujtojmë se Ranko Radosheviq është vrarë në pikën e karburantit në Rushnje rreth orës 11:00. Ai u vra nga dy burra të veshur me të zeza, me kapuç në kokë dhe maska ??kirurgjikale.