Portali “Plava e Gucia Sot” dëshiron ti falënderojë te gjithë njerëzit bëmirës të cilët hapen zemrat e veta dhe e përkrahen dhe mbështeten fuqishëm Aksionin humanitar për bashkëvendësin tonë Dr. Arber Ulaj. Ishte ky një aksion spontan i disa bashkëvendësve tonë, por njëkohësisht nismë shume domethënëse për ti dal në ndihme një të riu i cili po ballafaqohet me sfida të rënda të jetës. Humanizmi i Juaj bëri të mundur që në një afat rekord brenda 3 ditësh të tubohen $100.000.00 (njëqindmijë dollarë) e po ashtu edhe në vendlindje u tubuan €8200.00 (euro) dhe $2400.00 (dollarë)
Njëkohësisht Ju njoftojmë se të gjitha mjetet e tubuara i janë dhuruar-transferuar familjes së Binak Ulajt.
Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ju që dhuruat, dhe ju që shpërndatë dhe përkrahet nismën për aksionin.
Mbesim me shpresë se aksione dhe nisma të tilla do të ndërmarrim edhe ne ardhmen për te mirën e vendlindjes dhe rasteve me nevoja për përkrahje.
Po ashtu, përmes një statusi ne Facebook edhe Binak Ulaj ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për te gjithë Juve.
Postimin e plotë te Binak Ulaj mund ta gjeni në vazhdim :
Falēnderim
Familjarē, miq, shokē e dashamirē tē nderuar, ngado qē tē jeni, nē mērgim apo Atdhe, qē e keni ndier brengēn tonē tē thellē pēr shēndetin e Arbrit dhe iu keni pērgjigjur nē mēnyrē masive e shpejtēsi Thirrjes pēr dhēnien e ndihmave pēr mjekimin e tij nga Encefaliti autoimun, ju jemi pērjetēsisht mirēnjohēs!
Mirēnjohēs u jemi edhe rrjeteve sociale, gazetave e, veçanērisht, Fondacionit Plavē e Guci dhe portalit Plava e Gucia Sot, qē e kanē publikuar e shpērndarē Thirrjen pēr ndihma dhe atyre qē na janē gjendur pranē dhe na kanē dhēnē kurajē e shpresē nē çaste tē rēnda pēr ne.
Dhurimin e mjeteve nga Ju, nē sasi aq tē larta, veçmas nē kētē periudhē tē rēndē pandemie, nga e cila jemi goditur tē gjithē, e vlerēsojmē shumē, jo vetēm si ndihmē tē çmueshme pēr mjekimin e Arbrit, por edhe si respekt e mirēbesim tē palēkundur ndaj nismētarēve dhe realizuesve tē Projektit pēr ndihma nga Nju Jorku dhe ndaj familjes sonē.
Theksojmē se mendimin pēr dērgimin e domosdoshēm tē Arbrit pēr mjekim urgjent jashtē shtetit, qē ka qenē shkak pēr publikimin e Thirrjes pēr ndihma, e kanē dhēnē mjekēt specialistē, duke u bazuar nē llojin e sēmundjes, nē gjendjen shēndetēsore tē tij, veçmas gjatē muajit shtator, dhe pēr mungesē tē kushteve e mjeteve pērkatēse mjekēsore te ne, nē Kosovē.
Meqē nga Berlini, Mynsteri dhe Berni na janē pērgjigjur, me shumē vonesē, se s ‘ mund t’ na pranojnē pēr shkak tè pandemisē, kemi shkuar nē spitalin ” Acibadem” tē Stambollit, neurologēt e tē cilit, pas analizave e incizimeve tè bēra, kanē konstatuar se diagnoza e pērcaktuar nga mjekēt personalē dhe stafi i Klinikēs sē Neurologjisē tē QKUK-sē ēshtē e sakē, se i ēshtē dhēnē terapi pērkatēse, se bēhet fjalē pēr njē sēmundje tē re e tē panjohur sa duhet nga mjekēsia, sa as ata vetē nuk kanē sa duhet pērvojē nē trajtimin e saj , se kērkon trajtim tē gjatē e tē kushtueshēm , se rrjedhēs sē saj nuk i dihet, me propozimin e tyre, jemi kthyer nē Prishtinē pēr tē vazhduar mjekimin e mētejmē nga mjekēt tanē, falē pērkushtimit tē jashtēzakonshēm tē tē cilēve, gjendja e Arbrit ka pasur dhe ka pērmirēsime, pēr çka i falēnderojmē pafundēsisht.
Tani Arbēri vazhdon tē trajtohet nga konsiliumi i neurologēve, me terapi tē rregullt imunosupersive, sipas protokolleve pēr trajtimin e encefalitit autoimun, duke pritur lehtēsimin e masave kufizuese pēr tē shkuar nē spitalin e Fakultetit tē Mjekēsisē nē Bern, gjē qē na ēshtē konfirmuar pērsēri.
Duke shprehur keqardhje qē Ju, shokē, miq e dashamirēs, Ju kemi ngushtuar nē kētē kohē pandemie dhe duke shpresuar se pēr mjekimin e mētejmē tē Arbrit nuk do tē jetē e domosdoshme tē shpenzohen tē gjitha mjetet e dhuruara nga Ju, theksojmē se ato qē eventualisht do tē teprojnë, do t’ i japim pēr tē njējtat qēllime. Ideja jonē pēr themelimin e njē fondi tē tepricave tē mjeteve tē dhuruara pēr raste tē veçanta shēndetēsore, qē varet nga bashkēmendimtarē tē rasteve tē njējta, jo vetēm shqiptarē, i cili do tē menaxhohej nga njerēz autoritarē tē besueshēm, shpresojmē tē mos mbetet vetēm ide!
Tē ndērgjegjshēm dhe tē pērgjegjshēm ndaj Jush pērkrahēs tē shumtē, qē jeni bērē pjesēmarrēs nē procesin e mjekimit tē mētejmē tē Arbrit, qē shpresojmē tē jetē i suksesshēm dhe i plotē, e ndiejmē pēr obligim tē pērpiqemi qē edhe mē tej, me punēn, veprimet dhe qēndrimet e familjes sonē, ta meritojmē respektin dhe pērkrahjen Tuaj dhe tē shoqērisē sonē nē pērgjithësi.
Binak ULAJ