Tonin Gjini është një emër mjaft i njohur në Shkodër. Në verën e vitit 1987, ai notoi nga Shqipëria në Ulqin, në Jugosllavi, në kërkim të lirisë.
Një episod në kufijtë e të pabesueshmes, një nga ngjarjet më të bujshme që u diskutuan e komentuan gjatë në Shkodër e përtej saj.
Tonin Gjini sfidoi diktaturën e egër komuniste, duke realizuar një sipërmarrje shumë të vështirë.
Historia tashmë e kthyer në film, më shumë se 30 vite më vonë, rrëfehet nga vetë protagonisti. Ardit Sadiku me filmin e tij “Freestyle to Montenegro” rikthen ngjarjen e plotë, të rrëfyer nga vetë Tonin Gjini. Ai viziton rishtas vendet dhe rikrijon ngjarjet e asaj përvoje të paharruar.