Film dokumentar: Një histori tronditëse për një burrë që notoi nga Velipoja në Ulqin në vitin 1987

Tonin Gjini është një emër mjaft i njohur në Shkodër. Në verën e vitit 1987, ai notoi nga Shqipëria në Ulqin, në Jugosllavi, në kërkim të lirisë.

Një episod në kufijtë e të pabesueshmes, një nga ngjarjet më të bujshme që u diskutuan e komentuan gjatë në Shkodër e përtej saj.

Tonin Gjini sfidoi diktaturën e egër komuniste, duke realizuar një sipërmarrje shumë të vështirë.

Historia tashmë e kthyer në film, më shumë se 30 vite më vonë, rrëfehet nga vetë protagonisti. Ardit Sadiku me filmin e tij “Freestyle to Montenegro” rikthen ngjarjen e plotë, të rrëfyer nga vetë Tonin Gjini. Ai viziton rishtas vendet dhe rikrijon ngjarjet e asaj përvoje të paharruar.