Redaksia e portalit tonë kontaktoj sot me Dardan Qosaj pronarin e METRO market në Guci i cili na informoj për ndihmat që kanë dhuruar Fondacioni “Gusinje” nga New Yorku për vendlindjen në luftë kundre COVID-19.
Si rrjedhojë i paraqitjes së pandemisë Coronavirusit ashtu si në të gjithë Boten ka tronditur shume edhe banorët e Plavës dhe Gucisë.
Shteti i Malit të Zi ka marrë masa të vazhdueshme për parandalimin dhe përhapjen e mundshme të virusit në territorin e vet e gjithashtu edhe në viset ku banojnë shqiptarët. Shembulli konkret është në komunën e Tuzit ku u zbuluan mbi 30 persona të infektuar dhe ku u mobilizua e gjithë qeveria qendrore u vu në shërbim në mënyrë që të bëjnë ndalimin e përhapjes.
Shteti ka krijuar menjëherë Këshillin e trupave koordinues për sëmundje ngjitëse, organizatë kjo e cila merret me analizat, ndihmat, verifikimin dhe koordinimin me pacientëve potencial, me popullsinë.
Gjatë kësaj kohe janë aktivizuar edhe shume organizata humanitare e fondacione të ndryshme duke ndihmuar në mënyrë direkte shtetin por edhe indirekte përmes organizatave si kryqi i kuq, bashkësitë lokale, komunave, e fondacioneve.
E tillë është edhe ndihma e Fondacionit të Gucisë (Fondacija Gusinje) nga New Yorku e cila nga buxheti i vet ka ndarë një sasi mjetesh prej 10.000$ për Këshillin Nacional Koordinues (KNK) dhe 5000$ për shpërndarjen e pakove ushqimore në Plavë e Guci .
Sa i përket Gucisë, përmes anëtarë e ndërmjetësues që ka fondacioni në Guci janë angazhuar pothuajse të gjitha marketet e Gucisë të cilat janë duke përgatitur pakot ushqimore për familjet me kushte më të rënda ekonomike dhe familjet në nevojë.
Në Guci do shpërndahen rreth 100 pako ushqimore secila me vlerë prej 47€
/Plava e Gucia Sot
PS
Për lexuesit e portalit tonë, një sqarim: Fondacioni Gusinje vepron ne New York dhe kryesisht përbëhet me bashkëvendës tone te përkatësisë nacionale, boshnjake andaj për atë arsye ne përdorem emërtimin autentik te këtij Fondacioni.