FONDACIONI “GUSINJE” NGA NJU JORKU NDAU 104 PAKO NDIHMË ME ARTIKUJ THEMELOR JETËSOR

Për familjet në gjendje të nevojës sociale në Komunën e Gucisë

Guci – Familjeve në gjendje të nevojës sociale në trevën e Komunës së Gucisë, të premten më 3 prill 2020 iu ndanë 104 pako ndihmë me artikuj themelor jetësor (artikuj ushqimor, miell dhe mjete higjienike), të cilat u siguruan nga donacioni i Fondacionit “Gusinje” në Nju Jork.

          Vlera e tërësishme e pakove të ndara është 5 mijë euro.

          Siç është kumtuar nga Fondacioni “Gusinje”, për shkak të situatës së re të krijuar me pandeminë koronavirus – Covid-19, kjo shoqatë bamirëse humanitare ka vendosur që Shtetit të Malit të Zi në formë ndihme t’ia destinojë 20 mijë dollarë, kurse për ndihmë banorëve lokal në Komunat e Plavës dhe Gucisë t’i ndajë (orientojë) nga 5 mijë dollarë.

          “Edhe përkundër problemeve me të cilat bashkësia e plavjanëve dhe gucianëve gjendet për shkak të koronavirusit në Amerikë, Fondacioni “Gusinje” ia ka dalë t’i ndihmojë edhe qytetarët nevojtarë në vendlindje”, është kumtuar nga kjo Shoqatë.

          Menaxhuesi (drejtuesi) i aksionit të ndarjes së ndihmës me artikuj themelor jetësor, në trevën e Komunës së Gucisë, zotëriu Allmas Çekiq, ka theksuar se Fondacioni “Gusinje” në kuadër të mundësive të veta materiale, ka ndarë mjete të caktuara edhe pse e vetëdijshme se ato ndoshta nuk janë të mjaftueshme të sigurojnë ndihmë të gjithëve që ajo u është e nevojshme.

          “Në të ardhmen, do të vazhdojmë që në këtë dhe në mënyrë të ngjashme të ndihmojmë qytetarët e Komunës së Gucisë”, është shprehur zotëriu Çekiq.

          Në aksionin e ndarjes së ndihmës në fjalë, me pjesëmarrje Fondacionin “Gusinje”, përveç menaxhuesit të aksionit, Allmas Çekiq, e kanë përfaqësuar edhe veprimtarët e aktivistët e shquar gucianë: dr. Ellvis Omeragiq, Murat Julleviq dhe Adell Omeragiq.

Shaban Hasangjekaj