Fondacioni ‘Trojet tona’ dërgon donacion e radhës për personelin mjekësor në vendlindje

Fondacioni humanitar ‘Trojet tona’ që vepron në SHBA gjatë gjithë kohës së ballafaqimit me situatën e rënduar epidemiologjike në vendlindje ka qenë shumë aktiv duke dërguar donacione të shumta. Ndihmat më të mëdha i kanë dërguar për popullatën e prekur por donacione të shumta kanë dërguar edhe për institucionet shëndetsore, shkruan Ulqini Online.

‘’Në Shtëpinë e Shëndetit Ulqin dhe Ambulancën në Katerkollë mirëpritëm donacionin e radhës nga Fondacioni ‘Trojet Tona’ – Shoqata Ana e Malit’’, kështu shkruan drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, dr. Sadije Hollaj për donacionin e marrë nga ky fondacion.


Në këtë kuadër donacioni përbëhet prej maskave, dorezave, veshëmbathjeve ‘waterproof’, tensiometrëve dhe pulsoksimetrëve, si dhe dy koncentratorëve të cilët sipas dr. Hollaj do të lehtësojnë barrën e personelit mjekësor e do ti ndihojnë të gjithëve ta menaxhohet me sukses e të tejkalohet me më lehtësi kjo pandemi.

Dr. Hollaj në fund falenderon Fondacionin ‘Trojet tona’ për këtë doancion