Me ndihmën e bashkë atdhetarëve tanë , që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e bashkuara të Amerikes , në Anë të Malit u hapë klubi i karates “Ulqini -Ana e Malit”, kjo u mundesua falë Fondacionit humanitar Shqiptaro Amerikan “Trojet Tona”,
Ne ishim në vizitë te ky klub për të par së afërmi stërvitjet e tyre , dhe të mesojmë më teper nga kryetrajneri ne lidhje me klubin, dhe për garat e rradhës që do mbahen së shpejti.
Sipas kryetrajnerit Kujtim Suka, në klub ushtrojnë rrethë 80-të fëmijë të moshave të ndryshme , nga mosha 6 deri në 12 vjeç.
Ai poashtu është i kënaqur me arritjet që kanë arritë si klub deri më tani, dhe shpreh falemnderimet më të sinqerta për Fondacionin “Trojet Tona”.
Këto lloj investimesh ne dobi për komunitetit e sidomos per femijet dhe të rinjët, janë më se të nevojshme dhe te qelluara per nje shoqëri të shëndoshë.