Fondi Humanitar ‘Trojet tona’ misionin e vet e ka nisur pikërisht nga dëshira dhe vullneti i të gjithë atyre bashkatdhetarve që jetojnë dhe veprojnë në SHBA për të ndihmuar dhe kontribuar në vendlindje. Që nga themelimi e deri më tani, ata kanë siguruar donacione të mëdha për të ndihmuar në mënyra dhe forma të ndryshme ne vendlindjen e tyre. .
Këtë radhë, përmes Fondit Humanitar ‘Trojet tona’ vjen një donacion i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm nga bashkëatdhetarët tanë – Dina dhe Ahmet Kurmemaj.
Familja Kurmemaj jeton prej shumë viteve në SHBA mirëpo ata gjithmonë tregojnë për lidhjen e tyre të veçantë me vendin e vet dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar dhe kontribuar aty ku ka më së shumti nevojë. Për familjen Kurmemaj ndër prioritetet kryesore për të ndihmuar gjithmonë kanë qenë pikërisht ato grupe më vulnerabël të shoqërisë siç janë fëmijët, të moshuarit, individët me gjendje të rënduara shëndetsore si dhe pengesa në zhvillim. Poashtu, gjatë këtyre viteve ato kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar me donacionet e tyre institucionet jetike si shtëpitë e shëndetit, spitalet, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat ditore për fëmijë. Kontributi i familjes Kurmemaj deri më tani shtrihet gati në të gjitha komunat në Mal të Zi – Podgoricë, Nikshiq, Bijelo Pole, Tivar, Ulqin.
Donacionin në vlerë prej 100 000 dollar, familja Kurmemaj ia dedikon personave me diabet të tipit 1, kryesisht të moshës së re. Përfitues të këtij donacioni janë 29 të rinj nga komuna e Tivarit, pastaj 23 nga Komuna e Ulqinit si edhe 21 nga komuna e Plavës dhe Gucisë.
Ideja fillestare ishte sigurimi i pajisjeve/senzorit i cili në masë të madhe do të lehtësonte procesin e përcjelljes së nivelit të sheqerit duke evituar thumbimin e shpeshtë mirëpo duke marr parasysh që një aparat/pajisje e tillë akoma nuk është e miratuar në Mal të Zi dhe nuk mund të gjendet në tregun tonë, është vendosur për donacion në të njëjtën vlerë/shumë për këto persona që ballafaqohen më një gjendje shëndetësore siç është diabeti. Bëhet fjalë për një shumë totale në vlerë prej 1.300 euro për secilin.
Për të ndjekur shembullin që na japin bashkëatdhetarët tanë, ky donacion nuk ka vetëm peshën e mjeteve që shpërndahen sa ka edhe mesazhin e mbështetjes dhe solidarizimit, të vetdijësohemi, ti gjendemi afër dhe ndihmojmë njëri tjetrin.
Mirëpo, kontributi i tyre nuk përfundon këtu. Familja Kurmemaj në muajt e ardhshëm planifikon donacionin tjetër në vlerë prej 150 000 dollar për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve për spitalin e Tivarit.
Gjatë ceremonies së hapjes, kryetari i komunës së Ulqinit shprehu falenderime për donatorët, familjen Kurmemaj duke e vlerësuar si shumë të çmuar dhe në përgjithësi kontributin e tyre në ndihmë të komunitetit. Ai poashtu me këtë rast shprehu falënderime për punën e fondit humanitar trojet tona. Ndër të tjera ai vlerësoj lart kontributin e diasporës si edhe rëndësinë që do ti kushtoj pushteti actual bashkëpunimit me bashkëatdhetarët tanë.
Përzgjedhja e përfituesve të donacioneve është bërë në bashkëpunim me mjekët dhe motrat e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin si edhe Shtëpisë së Shëndetit në Tivar. Znj. Sadije Hollaj tregoj per rëndësinë e madhe qe ka pasur gjithmonë ndihma nga diaspora si ne kohen e pandemisë ashtu edhe ne rastin e donacioneve per personat me diabete
Doktoresha endokrinologe, znj. Valentina Kaliniq tregoj per bashkëpunimin shumevjecar me Familjen Kurmemaj dhe donacionet e mëhershme qe Dina dhe Ahmeti kane siguruar per pacientet me diabete.
Te pranishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi i fondit humanitar për Plavë e Guci, zt. Shaban Prelvukaj
Kurse në emër të të gjithë përfituesve të donacionit falënderoj znj. Veneranda Gjonaj.